Futboll Ligue 1 Sport

“TERROR” TEK PSG/ Hajdutët bastisën shtëpinë e Di Marias dhe Marquinhos, klubi francez merr vendimin…

Ishte një mbrëmje për t’u harruar ajo e së dielës për PSGnë, por mbi të gjitha për dy lojtarët Angel di Maria dhe Marquinhos. Hajdutët u futën në shtëpitë e dy lojtarëve duke i kërcënuar dhe dhunuar familjarët, por edhe duke vjedhur sendet me vlerë.

Ekipi i drejtuar nga Poçetino humbi 1-2 kundër skuadrës së parafundit në kampionat, Nantës. Drejtuesit e morën vesh historinë për vjedhjen e shtëpisë së Di Marias dhe Leonardo dhe njoftuan trajnerin Poçetino që ta largonte nga fusha e lojës. Ky i fundit bën menjëherë zëvendësimin dhe e shoqëron drejt dhomave të zhveshjes për t’i treguar realisht çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë, mbrojtësi Markinjos qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, sepse ndoshta drejtuesit nuk e kishin marrë vesh që e njëjta histori kishte ndodhur edhe në shtëpinë e tij. Nuk është hera e parë që Di Marias i ndodh kjo gjë, pasi edhe në kohën kur ishte në Mançester pati tentativa për vjedhje. Vajza dhe bashkëshortja e tij ishin në shtëpi këtë herë e të shokuara nën kërcënimin e armëve. Hajdutët arritën që të rrëmbenin afro 500 mijë euro dhe u larguan në drejtim të paditur.

Më keq ka qenë historia e babait të Markinjosit, i cili e ka shtëpinë afër të birit. U sulmua në oborr, teksa po shkonte t’i jepte ushqim qenit. 52-vjeçari u godit dhe u kërcënua për 40 minuta. Dy hajdutët e futën në një dhomë dhe pastaj vodhën objektet me vlerë. Edhe për familjen e Markinjosit bëhet fjalë për vjedhjen e dytë, pas asaj të janarit të vitit 2020, kur shpëtuan për mrekulli pas ndërhyrjes së rojeve private. Në Paris ka pasur shumë vjedhje, si shtëpia e Çupu-Moting, Tiago Silvës, Ikardit etj.

ROJE PRIVATE – Nisur nga kjo situatë, klubi i PSG-së ka marrë vendimin për të vendosur roje pranë shtëpive të futbollistëve gjatë kohës që zhvillohen ndeshjet. Ata kanë qenë gjithmonë viktima të sulmeve të grupeve të strukturuara të vjedhjeve dhe për këtë arsye skuadra dhe drejtuesit e kanë parë të arsyeshme që të sigurojnë roje. Në këtë mënyrë do të jenë të përqendruar te ndeshjet.

Related posts

DERBI NË SHIFRA/ Trofe dhe “Topa të artë”, ja startistikat e super sfidës Inter-Juventus

Delo.autor

“DYBALA NA KISHTE MUNGUAR, CR7 NUK KISHTE FAJ TEK GOLI”/ Pirlo: Super League? Në Europë disa gjëra duhet të…

Delo.autor

KA ANKTH TEK KATALANASIT/ Barça FITON kreun kundër Sevillas, por HUMB MESSIN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment