Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE PËR TRAJNERIN E SKUADRËS SË TIJ/ Mrojtësi i Juventus: Ideja e Pirlos ngjason me atë të Guardiolës

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo u shpreh se ideja e Andrea Pirlos për futbollin është ‘e ngjashme’ me atë të ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola.

I pezulluar për ndeshjen e sotme ndaj Portos, braziliani nuk do të jetë në gjendje të përballet me ish-klubin e tij, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Ai foli për formën e mirë që po kalon dhe premton vazhdimësi: “Më parë, më mungonte vazhdimësia. Më duheshin ndeshje për të bërë më të mirën time dhe këtë sezon kam arritur t’ia dal. Jam i kënaqur me nivelin në të cilin po luaj dhe që kam qenë në gjendje ta ndihmoj më shumë ekipin”.

Gjatë fjalëve të tij nuk munguan dhe elozhet për trajnerin, Andrea Pirlo duke e krahasuar me Guardiolën: “Më pëlqen shumë të marr pjesë në ndërtimin e lojës dhe Pirlo më jep shumë liri për të në fushë. Ai dëshiron që topi të dalë i pastër, në mënyrë që kushdo që të jetë përpara mund ta bëjë të komplikuar jetën e kundërshtarëve. Ideja e tij duket mjaft e ngjashme me atë të Guardiolës. Pep dhe stafi i tij i trajnerëve kanë një ide të futbollit shumë të ngjashme me atë të Pirlos. Ata mendojnë për futbollin nga pushtimi i hapësirave, ata analizojnë se si të parashikojnë lëvizjet e kundërshtarit” , u shpreh mbrojtësi brazilian.

Related posts

“NUK ËSHTË NJË KOMPETICION”/ Mourinho: Europa League për mua është si “Formula 2” për Hamilton

Delo.autor

RUMANI-GJERMANI/ Kampionët e Botës kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E GJENIUT TARE/ Lazio do të prezantojë yllin e Europës dhe shqiptarin

Delo.autor

Leave a Comment