Futboll Sport

U DËMTUA NDAJ SFIDËS SË ATALANTËS/ Lojtari i Interit operohet me sukses në menisk. Ja faza e rikuperimit

Arturo Vidal ka përfunduar me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë.

Arturo Vidal
Mesfushori i Interit i cili u aktivizua titullar në ndeshjen e fundit të zikaltërve ndaj Atalantës ku arritën të triumfonin me rezultatin 1-0, ai luajti për 51 minuta dhe u zëvendësua për t’i bërë vend Eriksenit për arsye se ndjeu dhimbje në gjurin e tij të majtë.

Ditët e ardhshme pritet që 33 vjeçari kilien të nisë fazën e rehabilitimit. Lajmin e përfundimit me sukses të operacionit e ka njoftuar vetë klubi i Interit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:

KOMUNIKATA E KLUBIT TË INTERIT –

“Gjatë mëngjesit të sotëm, Arturo Vidal i është nështruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë. Ndërhyrja ka rezultuar me sukses, teka lojtari do të lërë spitalin në orët e ardhshme dhe në ditët në vijim do të nisë fazën e rehabilitimit.”

Related posts

Juventusi në kërkim të një mesfushori, në listë talenti francez Aouar

Q.Autor

Jamie Redknapp: ”Mourinho duhet të blejë Bale, Wilshere të ikë nga Arsenali”

Sadik.Autor

Chelsea kërkon mbrojtësin e Milanit, kuqezinjtë hedhin poshtë ofertën STRATOSFERIKE

Isa.Autor

Leave a Comment