Futboll Sport

U LARGUA NË MËNYRË TË PAPRITUR/ Ja prapaskena e trajneri Low me kombëtaren gjermane…

Teksa për shumë njerëz largimi i Joakim Lëv pas përfundimit të Europianit në verë është i papritur, për vetë teknikun gjerman është krejt ndryshe. Sipas “Bild”, 61-vjeçari ka kohë që e mendon një largim nga kombëtarja. Gjithçka ka nisur pas eliminimit në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë në 2018-ën.

Moskalimi i grupit ishte një goditje e rëndë për të gjithë dhe pse në fund ata që e pësuan ishin vetëm disa lojtarë të cilët u larguan nga trajneri aktual me pretendimin se kishte ardhur koha për revolucion. Më pas erdhi dështimi në ligën e kombeve dhe paraqitjen e dobët të skuadrës në eliminim e Europianit që përfundoi me humbjen 6-0 ndaj Spanjës. Largimi i tij u kërkua me ngulm nga tifozët gjermanë, ashtu si dhe opinioni mediatik, i cili e shihte atë si fajtorin kryesor për situatën e krijuar në kombëtare. Por, situata jo e mirë në DFB, me skandale të shumta për korrupsion, bënë që Lëv të mos merrte një vendim për të ardhmen e tij. Edhe pse kontrata e 61-vjeçarit skadon në fund të Botërorit në Katar 2022, ai vendosi që t’i japë fund aventurës së tij me “Pancerat”.

Mediat shkruajnë se Lëv kishte kohë që mendohej dhe se dëshironte të largohej nga futbolli pasi jeta e tij private nuk kishte qenë e lehtë me presionin e krijuar pas rezultateve të dobëta. Lëv shihej shumë pak në ambientet publike dhe gjatë verës askush nuk e kishte parë atë në Fraiburg, qytetin ku jeton. Vendimi i tij erdhi në kohën e duhur teksa drejtuesit e federatës do të kenë shumë muaj në dispozicion për të gjetur një pasardhës që i plotëson kushtet për të drejtuar kombëtaren. Emrat janë të shumtë, të gjithë me eksperiencë brenda dhe jashtë vendit.

Edhe pse vendi bosh që do të lihet nga Jogi është jo i lehtë për t’u pranuar pasi presioni do të jetë i lartë, kjo pasi nuk dihet ende se si do të jetë paraqitja e kombëtares në Europian. Sigurisht që një fitim i kompeticionit do ta bënte largimin e tij më simbolik dhe më të suksesshëm. Edhe në këto kushte, Jogi do të mbetet gjithmonë një kampion bote.

Related posts

BOMBA E DITËS/ Ausilio: Icardi nuk është prioriteti ynë

Isa.Autor

PASUESI I MODRIC/ PEREZ do me çdo kusht “MAGJISTARIN” e Premier League

Isa.Autor

TË GJITHË PRISNIN EMËR TË MADH/ Reali identifikon transfertën e parë në merkato

Delo.autor

Leave a Comment