Boks Sport Të tjera

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Dueli u shty për në tetor, Wilder nuk heq dorë nga stërvitja

Pavarësisht se dueli ndaj Tyson Fury u shty për më datën 9 tetor, boksieri amerikan Deontay Wilder nuk i është ndarë palestrës. Ai nuk ka ndalur stërvitjen dhe vijon të përgatitet për triologjinë ndaj boksierit britanik.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, duket Wilder që stërvitet me trajnerin e tij Malik Scott. Amerikani, 42 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierë, duket në formë të mirë dhe gati për sfidën ndaj Fury.

Wilder është duke u stërvitur më së shumti në shpejtësinë në ring, duke ditur që Fury është një boksier që lëviz shpejt dhe mbrohet mirë. Gjithsesi, edhe pse sfida u shty me 3 muaj, amerikani nuk do të ndalë përgatitjen e tij.

Related posts

Jo vetëm SADIKU dhe BARDHI/ Një tjetër TALENT SHQIPTAR po SHKËLQEN te Levante

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Kallaku te Hebaj e Sabien Lilaj, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Kaos me biletat për super sfidën Tirana-Partizani, studentët mbajnë “peng”… stadiumin

Delo.autor

Leave a Comment