Futboll Seria A Sport

VENDI I 4-T DHE TABUJA “SAN SIRO”/ Milani humb identitetin

Ishte ndeshja më e rëndësishme e 12 muajve të fundit për Milanin dhe eliminimi fotografon më së miri momentin e ekipit italian. Një humbje, e radhës në “San Siro”, lë djemtë e Piolit me pengje, por sidomos me moralin në minimum. Tashmë që ka zbritur më këmbë në tokë, “Djallit” i mbetet një renditje mes katër të parave si objektiv i vetëm. Nëse e analizojmë përballjen e dyfishtë me Junajtidin, kuqezinjtë nuk mund të mos kenë pengje.

gol.pogba.milan.manchester.united.2020.2021.750×450
Një gol i Kesit i anuluar në “Old Trafford”, një gabim i Meitesë në “San Siro”, Kruniç që nuk shënjestron portën apo Ibra që ndalet me një mrekulli nga Hendersoni. Mund të thuhet se djemtë e Piolit dalin nga Liga e Europës më kokën lart dhe në mënyrë të pamerituar, të ndëshkuar më shumë nga momentet e mungesat sesa nga cilësia e kundërshtarit. Kastijeho si 9 fals është imazhi i mbrëmjes së “Djallit” që i dorëzohet fatit të keq me “San Siro”-n që duket sikur është shndërruar në një tabu për vendësit. Përveç humbjes me Specian, milanistët i kanë përjetuar momentet më të errëta të sezonit në shtëpi ku që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar vetëm dy fitore (Torino e Krotone), ndërkohë që suksesi i fundit daton më 7 shkurt.

LUFTA ME TABUTË – Juventusi, Atalanta, Interi, Napoli dhe Junajtidi kanë bërë banketet e tyre në “San Siro”, ndaj në këto kushte, transferta në fushën e Fiorentinës mund të tingëllojë, deri diku, si lajm i mirë për Piolin. Rruga drejt Champions-it ka edhe 11 etapa dhe trajnerit do t’i duhet që të rikuperojë ndonjë prej të dëmtuarve. Ekipi ka nevojë për energji fizike e mendore, ndërkohë që kalendari nuk do të lejojë më ndalesa pas përfundimit të hapësirës për ndeshjet e kombëtareve.

Në këto kushte, Roma-Napoli e ditës së nesërme vjen si një “bekim” për Milanin që do të shohë një prej rivaleve direkte të ndalet, ndërkohë që po vetë duhet të përfitojë për të shtuar pikët në renditje. “Luajtëm si ekip i madh”, deklaronte Pioli pas ndeshjet me Junajtidin, ndërkohë që Milani duhet të marrë fjalët e teknikut si pikënisje për të shmangur kështu ndonjë tatëpjetë të ndikuar nga dëmtimet, çka do të ishte një “hedhje në plehra” e gjithçkaje të bërë deri më sot nga kuqezinjtë.

Related posts

Balotelli u ankua për ofendime raciale, por gjyqtari e ndëshkoi me karton!!!

Q.Autor

Paris Saint-Germain shfaq interes për mesfushorin e Arsenalit

Sadik.Autor

Man United – WBA, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment