Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Tirana. Rezultati 1-2

Ka startuar në orën 13:00, ndeshja mes Laçit deh Tiranës, e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në ndeshje e sotme, për vete objektivat që kanë. Kurbinasit kryesojnë kampionatin dhe një fitore në ditën e sotme, do i mbante përsëri aty. Nga ana tjetër, Tirana për sezonin e vështirë që po kalon, do të kërkojë të paktën kualifikimin në Europën dhe gjithçka kalon nga ndeshja e sotme.

Për sa i përket formacioneve, bardheblutë vijnë me ndryshime në formacion, teksa në portë luan pas një periudhe të gjatë, Ilion Lika, kurse në mbrojtje rikthehet Najdovski. Të Laçi në mungesë të Nuabuezes, në majën e sulmit do të luajë Harmon.

VDE

LIVE: LAÇI-TIRANA 1-2

Mazrekaj 40′ / Çelhaka 24′ , Ismailgeci 78′ 

KOMENTI LIVE: 

90+1′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha e lojës Batha, vendin e tij e merr Toli.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

85′ Ilion Lika bën heroi e Tiranës, duke i mohuar golin Mazrekajt dhe Markut. Fillimisht provoi autori i golit të parë nga goditja e dënimit, topi u ndal nga gardiani kryeqytetas, shkoi te Marku, që provoi nga shumë pranë, por reagoi mjaft bukur Lika, duke i thënë sërish “jo” kurbinasve.

84′ Behiraçe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Xhixhës, shumë pranë zonës.

83′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Torasa, vendin e tij e merr Behiraçe.

80′ Zëvendësim te Laçi, Duro hedh në fushë Redon Xhixhën.

78′ GOOOOOL TIRANA 1-2/ Rikthehen në avantazh bardheblutë. Kësaj here ishte Ismailgeci, i cili goditi saktë me të majtën brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Sherrit. 

68′ Batha është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

67′ Zëvendësim te Tirana, largohet Halili, vendin e tij e merr Elton Kale.

58′ Mundësi e mirë për Laçin, me anë të Juljan Shehut. Pas harkimit të Mazrekajt, Shehu, nuk arrin të realizojë nga shumë pranë.

51′ Pranë golit Tirana me anë të Hoxhallarit, i cili nuk arrin të devijojë siç duhet një harkim nga e djathta, topi ka shkuar ngjitur me shtyllën.

48′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Shehut.

46′ Duro kryen zëvendësim e parë, largohet nga fusha e lojës Selmani, vendin e tij e merr Kërçiku.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45+2′ Momente tensioni, gjithçka nis pas një përplasje mes Harmon dhe Vangjeli. Të dy futbollistët ndëshkohen me karton të verdhë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Mundësi e artë për Laçin, me anë të sulmuesit Harmon, i cili nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë, teksa rreziku largohet në këndore.

40’ GOOOOL LAÇI 1-1/ Mentor Mazrekaj realizon nga kornia, duke surprizuar portierin Ilion Lika. Vendoset baraspesha në Laç.

33′ Fantastik Adolf Selmani, i cili bën një ndërhyrje vendimtare brenda zonës, duke ndalur Bathën, që po avanconte drejt portës. Mbrojtësi bardhezi i heq një mundësi të artë shënimi kapitenit të Tiranës.

31′ Adolf Selmani ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

24’ GOOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllohet sfida, Jurgen Çelhaka kalon në avantazh bardheblutë. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori përfiton nga një markim jo i mirë i Lushkjas dhe nuk fal brenda zonës.

23’ Drithërima në portën e Laçit. Mundësi e artë për Tiranën, me anë të Torasës, i cili gjuan në hyrje të zonës, topi devijohet dhe grushtohet mjaft mirë nga Sherri, shkon më pas te Halili, i cili nuk e dërgon dot në rrjetë, falë edhe ndërhyrjes së Obanor.

17′ Tirana provon të rrezikojë me një harkim nga e djathta, por i vëmendëm aty portieri Sherri që grushton topin, i cili më pas largohet nga Mazrekaj.

9′ Kundërpërgjigjet Tirana me Toshevskin, tentativa e maqedonasit, shkon jashtë portës së mbrojtur nga Sherri.

4′ Sinjal i parë i skuadrës së Laçi, me anë të sulmuesit Harmon, që provon brenda zonës, shumë afër portës, por jashtë kuadratit. Në vështirësi bardheblutë.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta, Mazrekaj, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro

TIRANA: Lika, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Halili, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Seferi, Torasa. Trajner: Orges Shehi

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Lotito ia del: Heq klauzolën në kontratën e Milinkovic-Savic

Isa.Autor

TRIUMFUAN ME “POKER”/ Ja momenti kur portieri i Liverpool pëson dëmtimin e çuditshëm (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEHET MBI SEKRETIN 34-VJEÇAR/ Trajneri Klopp: Është çështje private, mbaj syze qëkur…

Delo.autor