Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ish-menaxheri i “FENOMENIT”: Si e “sekuestrova” Ronaldon dhe zgjodha Inter

Xhovani Brankini ishte një nga protagonistët kryesorë që transferoi Ronaldon nga Barcelona tek Interi në vitin 1997. Në dokumentarin e “Sky Sports” tregon se si ndodhi një nga transferimet më të bujshme në ato vite.

“Kishim disa ditë që flisnim dhe bënim negociata. Ishte avokati i Barcelonës dhe zëvendëspresidenti Gaspart. Diferenca që ndryshoi planet ishte klauzola. Një mbrëmje ne e ‘sekuestruam’ Ronaldon në një hotel në Barcelonë dhe shkuam në shtëpinë e një miku tim. Aty kishim një takim me Barcelonën dhe kishim arritur marrëveshjen që nëse do të ishte një kontratë normale, do ta firmosnim”, tregon ai.

Por, ekzistonte edhe mundësia që të mos binin dakord me kontratën. “Nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë kishim disa bisedime të vogla me ekipe si Lacio, Inter dhe Rejnxhërs. Nuk kishim asgjë kundër rinovimit me Barcelonën, por nuk e donim kontratën e imazhit dhe situata të tilla. Nëse katalanasit donin që televizioni të paguante një pjesë të kontratës, ishte në rregull, por nuk donim që Ronaldo të merrej me gjëra jashtë fushës së lojës. Kjo gjë mund të vinte në rrezik karrierën e një prej lojtarëve më të rëndësishëm në botë.

I binte që të futej në çështje që nuk ishin të tijat. U dhamë dorën drejtuesve dhe trajnerëve të Barcelonës për të festuar marrëveshjen dhe u kërkova leje që t’i telefonoja Moratit. I thashë që arritëm akordin me Barcelonën. Pak më vonë kishim një konferencë, por kuptova që gjërat nuk ishin ashtu siç duhet.

Për këtë arsye ndryshova mendim. Në fillim mendova se ishte keqkuptim, por u thashë: ‘Zotërinj. Ne po ikim. Nuk mund të ofendoni inteligjencën time dhe nuk ka arsye që Ronaldo të turpërohet në këtë mënyrë’. I telefonova sërish Moratit dhe i thashë që do të shkonim tek Interi”, përfundoi Brankini.

Related posts

“KUSH HUMB, PAGUAN PICAT”/ Ja ç’ndodh së fundmi te SKËNDERBEU me Shehin në portë

Isa.Autor

“MË KA NDIHMUAR TË RRITEM”/ Sulmuesi Sane: Guardiola? Për një gjë është shumë këmbëngulës

Delo.autor

SHKARKIMI I FARKE/ Lampard del nga gara, refuzon stolin e klubit të Premier League

Delo.autor

Leave a Comment