Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin italian

Tashmë është zyrtare, Xhovani Stropa nuk është më trajner i Krotones. Pas disa aludimeve gjatë ditëve të kaluara, tashmë tekniku italian nuk do të jetë më “timonieri” i skuadrës së Serisë A.

Ky shkarkim nga detyra e trajnerit, vjen si pasojë e humbjes ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë si Kaljari që e mundi Krotonen me shifrat 0-2 në shtëpi, por edhe si pasojë edhe një serie të gjatë negative ku klubi i Krotones renditet i fundit me 12 pikë të grumbulluara në 24 javë në kampionatin italian.

Lajmin e shkarkimit të Xhovani Stropës e ka publikuar vetë klubi kalabrez me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KROTONES –

“Klubi i Krotones komunikon se ka zgjidhur marrëveshjen me trajnerin e skuadrës së parë, Xhovani Stropa. Rrugëtimi me trajnerin tonë përfundon pas 3 vitesh, ku ndihmoi skuadrën në mbijetesën e jashtëzakonshme, dhe në ngjitjen e saj përsëri në Serinë A. Presidenti dhe shoqëria jonë i uron më të mirën Stropës dhe stafit të tij në karrierën e tyre profesionale.”

Related posts

ZYRTARE/ Inter nuk dëshiron të djegë talentet, huazon mbrojtësin Vanheusden tek klubi i Serisë A…

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Shikoni macen që “rrëzon” pilotin nga ekrani i televizorit (VIDEO)

Delo.autor

“DUAM TË PËRMIRSOJMË ORGANIKËN TEK INTER”/ Marotta: Vidal objektiv i “Zikaltërve”, por…

Delo.autor

Leave a Comment