Futboll Sport

ZYRTARE/ Largimi i Devollit, Drenica prezanton trajnerin e ri. Ja emri…

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, Bledar Devolli ka dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Drenicës, me këta të fundit që nuk kanë vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin.

Do të jetë Sami Sermaxhaj trajneri i ardhshëm i Drenicës, i cili është prezantuar ditën e sotme nga drejtuesit e klubit. Sermaxhaj në të kaluarën, ka drejtuar edhe Ballkanin në Kosovë, ku e udhëhoqi skuadrën nga Suhareka për 25 ndeshje, në sezonin 2018-2019.

Njoftimi i klubit:

Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e njohur , Sami Sermaxhaj.

Ai sot është prezentuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga Drejtori Sportiv , Lulzim Fazliu. Ish-trajneri i Ballkanit, Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, do ta udhëheq ekipin tonë deri në përfundim të këtij stinori.

Së bashku me Kryetrajnerin Sermaxhaj, ndihmës trajner është emëruar edhe Petrit Rushiti, i cili do t’i asistojë Sermaxhajt në punën e tij.

Qëllimi kryesor është arritja e objektivit, mbetja në elitën e futbollit kosovar.

Na prift e mbara!

Related posts

E BUJSHME/ Dani Alves gati të largohet nga PSG-ja: Dua të luaj në Premier League…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Ankth tek kombëtarja europiane, konfirmohen 5 raste pozitive me COVID-19

Delo.autor

PAS POLEMIKAVE ME KESSIE/ Milani blindon liderët, rinovimet kushtojnë 80 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment