Futboll Kategoria Superiore Sport

32 PIKË NË 26 JAVË KAMPIONAT/ Rekord negativ në elitë, Kukësi s’fiton prej 7 ndeshjesh radhazi

Skuadra që e ka vuajtur më shumë faktorin fushë këtë sezon, të paktën edhe nga pikët e grumbulluara dhe paraqitjet e zhvilluara, duket se kanë qenë verilindorët e Kukësit, të cilët thuajse kanë dalë nga gara edhe për Europën.

Në mungesë të një stadiumi, për shkak se “Zeqir Ymeri” po rikonstruktohet dhe ende nuk mund të thuhet kur do të jetë gati, Kukësi preferoi që për të dytin sezon radhazi të kishte “shtëpinë” e tij “Elbasan Arena”-n. Mirëpo, duket se pikërisht ky stadium ka rezultuar një “mallkim” dhe janë pikët e lëna aty që e kanë nxjerrë skuadrën jashtë garës. Nga 32 pikë të grumbulluara në 26 javë kampionat, kuksianët vetëm 14 kanë koleksionuar si pritës, me një bilanc prej katër fitoresh, dy barazimesh dhe plot shtatë humbjesh.

Edhe bilanci i golave është gjithashtu negativ, 10 të shënuar dhe 15 të pësuar. Kukësi ka bërë më mirë në ndeshjet brenda vetëm në krahasim me dy ekipet që mbyllin klasifikimin, Skënderbeu (7) dhe Apolonia (11).

Gjithsesi, nuk mund të thuhet se kuksianët kanë bërë mirë edhe në transferta, ku kanë marrë 18 pikë, por duket se problemin më të madh e ka pasur në ndeshjet si pritës, aty ku çdo skuadër pret të bëjë diferencën me kundërshtarët. Gjithsesi, faktori fushë është vetëm një nga problemet që ka hasur skuadra gjatë këtij kampionati. Kjo kurrsesi nuk mund të jetë një alibi për sezonin e dështuar.

HUMBJET

Disfata ndaj Skënderbeut këtë fundjavë bëri që të thyhej një tjetër rekord negativ për skuadrën këtë sezon, pasi për herë të parë në këto nëntë sezone që verilindorët militojnë në elitën e futbollit shqiptar, nuk fitojnë prej 7 ndeshjesh radhazi, pa përfshirë këtu humbjen dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë kundër Teutës.

Fitorja e fundit daton më 13 shkurt përballë Tiranës në transfertë, me rezultatin 0- 2. Pra, ka afro 50 ditë që skuadra nuk provon shijen e fitores.

VLADIMIR

Related posts

Pothuajse zyrtare/ Diskutohen detajet e fundit për kalimin e Memushajt te Bari

Q.Autor

EMOCIONET FILLUAN/ Sot hidhet SHORTI i Uefa Champions LEAGUE dhe Europa LEAGUE

Isa.Autor

“I DUHEN DYLBI TË TË SHOHIN…”/ Pas ngjarjeve me Kombëtaren, Roshi merr komentin PIKANT (FOTO)

F.autor

Leave a Comment