Futboll Kategoria Superiore Sport

APOLONIA KA 11 VITE QË NUK FITON NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Kamarata: Do të bëjmë maksimumin tonë për të…

Transfertë e vështirë, por Apolonia është e detyruar të luajë për pikë. Tirana është një nga ekipet më “ters” për fierakët, pasi ndaj bardhebluve kanë bilanc shumë negativ. Apolonia ka më shumë se 11 vjet e gjysmë që nuk shijon një fitore me Tiranën, por kjo gjë nuk i pengon myzeqarët që në ndeshjen e radhës të futen në fushë me objektiv minimal barazimin. Trajneri Fabricio Kamarata e pranon vështirësinë e kësaj ndeshjeje, por ai deklaron se është “finalja” e parë nga 11 të tilla gjer në fund dhe Apolonia do të kërkojë maksimalen në çdo ndeshje. Në intervistën për “Panorama Sport”, italiani i pankinës fierake është shprehur i bindur se Apolonia do të bëjë mirë.

Pas ndërprerjes, rikthehet kampionati. Si është gjendja e skuadrës suaj?

Është e mirë dhe e plotë. Nuk kemi dëmtime dhe e vetmja mungesë është Agiare, për shkak kartonësh. Skuadra ka qenë e qetë dhe është stërvitur me angazhim të plotë. Vini pas një humbjeje të papritur me Skënderbeun.

A e ka kaluar skuadra atë moment të vështirë?

Mendoj se po. Kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar atë ndeshje, për të nxjerrë konkluzionet e duhura, për t’u qetësuar dhe për të marrë masat e duhura për të korrigjuar gabimet. Ka qenë një humbje që na ka prishur punë, por nuk na bën të dorëzohemi.

Është thelluar distanca me Bylisin, është shtuar vështirësia për mbijetesën…

Po, e dimë, sepse pas çdo ndeshjeje pa pikë, situata do të vështirësohet, por lufta për realizimin e objektivave tanë vazhdon dhe ne nuk heqim dorë për asnjë moment. Janë edhe 11 javë, që për ne janë finale të vërteta dhe do të bëjmë maksimumin tonë për të grumbulluar sa më shumë pikë në çdo ndeshje, duke guxuar që me çdo kundërshtar të kërkojmë fitoren.

Ndeshja e radhës me Tiranën, në transfertë. Çfarë parashikoni?

Parashikoj një ndeshje shumë të vështirë, pasi kemi përballë një ekip shumë të fortë. Megjithatë, Apolonia e ka treguar veten në shumë ndeshje me ekipe cilësore, sikurse ka luajtur plot dinjitet dhe e barabartë edhe me Tiranën ndeshjen e kaluar në Fier. Në pozicionin ku ndodhemi ne, nuk na lejohet që të bëjmë hapa të gabuar, pavarësisht fortësisë së kundërshtarit. Jemi “të detyruar” të kërkojmë pikë, madje fitoren edhe ndaj Tiranës dhe unë kam besim se nëse skuadra ngjitet në nivelin e saj më të mirë, arrijmë ta mposhtim Tiranën. Por le t’ia lëmë fushës, duke uruar që të jetë një ndeshje e mbarë për ne.

Related posts

Chievo – Juventus/ Zbuloni rezultatin befasues të pjesës së parë (VIDEO) 

Isa.Autor

KËSHILLON INTER PËR MERKATON/ Ish-bomberi Vieri: Pse dreqin nuk e merrni atë, ku e keni mendjen?

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Casillas humb durimin, dërgon në gjyq gazetarin që i “zbuloi” të dashurën e re

Delo.autor

Leave a Comment