Futboll Seria A Sport

SAMPDORIA-MILAN/ Pioli i beson treshes së sulmit Leao, Giroud dhe Saelemaekers (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani është e fundit nga skuadrat e mëdha që do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur në transfertë përballë Samdorias.

Kuqezinjtë vijnë pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm ku arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve pas 7 vitesh mungesë. Pioli ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1 për takimin ndaj kaltërve ku në majën e sulmit do të debutojë Olivier Zhiru.

Asnjë ndryshim në radhët e kuqezinjve nga skuadra e vitit të kaluar përveç portierit të ri Manaj e sulmuesit francez. Në mbështetje të Zhiru në sulm do të rreshtohen Leao me Salemakers ndërsa Diaz në rolin e fantazistit.

Nga krahu tjetër, Sampdoria i ka besuar eksperiencës në sulm duke aktivizuar Kualjarelën, Gabiandinin, Kandrevën dhe talentit danez Damsgard.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

FUNDI I EPOKËS ME KOMBËTAREN/ Takim deri në 3 të natës, ja si u zgjidh kontrata me Panuccin

Delo.autor

SHTOHEN TELASHET PËR GUARDIOLËN/ Manchester Cityt i dëmtohet edhe një lojtar tjetër

Delo.autor

Ajaxi dhe Feyenoordi nuk njohin blof në Eredivisie

Sadik.Autor

Leave a Comment