Futboll Seria A Sport

ARMA E SHTUAR/ Hakimi me shokë, jeta e vështirë e anësorëve të Contes

“Lu-La” po udhëton me pilotin automatik dhe mund t’i lejojë vetes një javë pa gol. Mesfusha nuk shënon prej disa muajsh (Barela që më 8 shkurt në Firence) dhe mbrojtja po ruan: vetëm 4 gola të pësuar në 13 ndeshjet e fundit. E megjithatë, tek Interi i Kontes shpesh po nënvlerësohet puna masakruese e anësorëve. Edhe për këtë arsye, goli i cili theu Kaljarin në aksin Hakimi-Darmian, ka bërë dyfish të lumtur trajnerin.

ZËVENDËSIME TË PRENOTUARA – Lojtarët e krahëve duhet praktikisht të kryejnë një punë të dyfishtë. Vërtet që të gjithë si koncept i përgjithshëm janë të detyruar të mbrojnë dhe të sulmojnë. Vërtet që edhe Brozoviç po i shkon pranë fitores për vitin e katërt radhazi si “maratonomak” i kampionatit (12 kilometra për ndeshje) dhe që Barela “me katër mushkëri” ndodhet prapa tij në pozicionin e pestë, por Konte u kërkon anësorëve të tij atë shkëndijë prej 60-70 metrash që lënë pa frymë rivalin. Aq sa, nga pesë zëvendësimet për ndeshje, dy janë të prenotuara për “të pestët”.

ASNJËHERË NË MESFUSHË – Në skemën 3- 5-2 të Kontes, faza pa top parashikon një linjë mbrojtëse me pesë lojtarë, por sapo topi rikuperohet, lojtarët e krahëve (që në fakt nuk “parkojnë” asnjëherë në mesfushë) duhet të shoqërojnë aksionin, të sulmojnë thellësinë pa u limituar që të jenë një alternativë kaluese, por duke gjetur fundin e mbi të gjitha duke sulmuar shtyllën e dytë në situata që përfundojnë me krosim. Fotografia e golit të së dielës në Kaljari, me Lukakun që tërhoqi Godinin nga jashtë qendrës së zonës dhe peshkoi inkursionin e Hakimit për krosimin e thatë që në të majtë gjeti si tren anësorin tjetër, Darmian. Fotokopje e golit të Perisiçit në Firence, me Sançezin që gjeti “shigjetën” Hakimi dhe kroati që shfrytëzoi në shtyllën e dytë kolapsin e mbrojtjes rivale.

RROTACION I SIGURT – Tani që edhe Darmian është regjistruar në grupin e goleadorëve të Serisë A, reparti në kampionat ka regjistruar së bashku 12 gola dhe 9 asiste. Hakimi kryeson me 6 realizime dhe 4 asistime, D’Ambrozio kishte shënuar 3 herë në fillimin e sezonit, Perisiç ka 2 gola dhe 1 pasim fitues, Darmian të anasjellën. Me Kolarovin jashtë konkursi, i vetmi thatë është Jang, autor i dy asisteve dhe shumë i besueshëm kur në tri ndeshjet e fundit ka marrë vendin e të dëmtuarit Perisiç. Jo keq, për një repart që dikush e cilësonte si pikën e dobët të kryesuesve.

Related posts

INTER-ATALANTA/ Pas mrekullisë së Mussos, sulmuesi Dzeko ndëshkon “Të Kaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

NOTAT E KOMBËTARES/ Gjasula ishte si kukulla e “Squid Game”, “djaloshi i artë” shpëtoi Shqipërinë dhe Uzunin

Delo.autor

Xherdan SHAQIRI uron FESTËN E KURBAN BAJRAMIT të gjithë SHQIPTARËVE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment