Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ REAL MADRID NË CHAMPIONS/ Klopp beson te përmbysja: Do të tentojmë, asgjë për të humbur…

Jurgen Kloop ka analizuar situatën me të cilën ekipi i tij arrin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Disavantazhi – “Kur e nis nga 3-1, duket sikur nuk ke shumë për të humbur, kështu që ne do të përpiqemi. Rezultati tregoi se ata ishin më të mirë se ne, por ishte vetëm gjysma e punës. Duhet të krijojmë atmosferën tonë. Mospasja e tifozëve është thjesht një problem i shtuar”.

Përmbysja – “Po luaja disa vite më parë me Dortmund, kemi humbur 3-0 në ndeshjen e parë. Gazetarët më pyetën nëse kishte mbaruar dhe unë thashë ndoshta, se çfarë mund të bënim. Në ndeshjen e dytë fituam 2-0, por më e rëndësishme është performanca. Duhet të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e nesërme. Pas kësaj, do të shohim. Nuk kemi asgjë për të humbur. Nuk mund t’i marrim përmbysjet si të mirëqena, veçanërisht pa tifozët në tribuna”.

Golat e pësuar në ndeshjen e parë – “Goli i parë i Real Madridit ishte një pasim i gjatë i shkëlqyeshëm. Në dy golat e tjerë nuk u mbrojtëm mjaftueshëm mirë. Duhet të ndryshpjmë shumë gjëra për mirë, nesër”.

Inferioriteti fizik teorik i Real Madridit – “Ata kanë një sezon intensiv dhe me dëmtime, por mos harroni se edhe ne jemi në të njëjtat ujëra. Tani është pjesa vendimtare e sezonit dhe jam i sigurt se Real Madridi do të jetë 100% gati, jo si u ndje menjëherë pas ndeshjes me Barçën”.

Asgjë për të humbur – “Ne tashmë e dimë që nuk është një sezon i shkëlqyeshëm. Me një rezultat 3-1 duket se tashmë jemi jashtë Champions-it dhe se nuk kemi asgjë për të humbur, por do të provojmë. Kundërshtari në ndeshjen e parë ishte më i mirë se ne, por ishte vetëm gjysma e punës. Nesër duhet të jemi në një nivel të lartë për të pasur ndonjë shans kualifikimi”.

Niveli i Vinicius – “Më bëri shumë përshtypje, nuk më befasoi. Ai është një talent i pabesueshëm”.

Niveli i Kroos – “Ai ishte një lojtar i shkëlqyeshëm qysh në moshë shumë të re. Tashmë është bërë një nga futbollistët më të suksesshëm në botë. Nuk është akoma shumë i vjetër, ka ende shumë për t’i dhënë futbollit. Nuk e njohim njëri-tjetrin shumë mirë, por e kam admiruar për vite me radhë. Ai është i aftë të ndryshojë lojën nga zona shumë të thella të fushës dhe kur të arrijë majën, gjithashtu ka një sy të mirë me topin”.

Related posts

“Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde, është më i miri në histori”

Q.Autor

NGA SHIU NË BRESHËR/ Me të shënojnë edhe sulmuesit e tjerë, ja si Ibra e “ringjalli” Milanin

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Skënderbeu-Laçi: Shehi dhe Mërgjyshi zbulojnë “formulën” e fitores

Isa.Autor

Leave a Comment