Futboll La Liga Sport

ATHLETIC BILBAO-BARCELONA/ Trajneri Koeman i beson dyshes së sulmit Messi-Griezmann (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:30 do të luhet ndeshja Atletiko Bilbao-Barcelona, e vlefshme për finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Blaugranasit vijnë më të karikuar se kurrë për  trofe pas eliminimit zhgënjyes nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve dhe humbjes me rivalin direkt Real Madrid në kampionat. Ndërkohë për ekipin bask do të jetë një ndeshje morali, pasi për ta do të ishte finalja e dytë e humbur brenda një muaji, pas asaj kundër Real Sociedadit.

Trajneri Kuman do të luajë me një mbrojtje me 3, ku qendra do të jetë Pike ndërsa në mbështetje Mingueza dhe Lenglet. Përpara mbrojtjes do të luajë Buskets, ndërsa katërshja Dest, De Jong, Pedri dhe Alba mbyllin mesfushën. Në sulm trajneri holandez ka hedhur dyshen Mesi-Grizman.

Ndërkohë Bilbao vjen me një rreshtim 4-4-2, ku synimi i baskëve do të jetë mbrojtja në hapësira të ngushta dhe kundërsulme të shpejta duke shfrytëzuar dhe shpejtësinë e sulmuesit Injaki Uilliams.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

SHTANGET TIRANA/ Falë gafës në mbrojtje, Braziliani Cordeiro ndëshkon bardheblutë(VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ TEUTËS/ Flet trajneri Duro: Kemi kohën e mjaftueshme për të treguar…

Delo.autor

Ja çfarë vlere do të kishte sot Napoli që fitoi titullin në sezonin 1989-90

Sadik.Autor

Leave a Comment