Futboll Seria A Sport

BONUCCI REZULTON POZITIV ME COVID-19/ “Kuqezinjtë” në panik për yllin e skuadrës, ja arsyeja…

Lajmi për infektimin e mbrojtësit të Juventusit, Leandro Bonuçi, i shtoi frikën shumë ekipeve të Serisë A të cilave i janë kthyer lojtarët nga kombëtarja italiane.

Një ndër to është dhe Milani, ku disa orë para së Bonuçi të rezultonte pozitiv me Covid-19, portieri kuqezi, Xhixho Donaruma, ka postuar një foto ku shihet krah për krah me mbrojtësin bardhezi. Kjo i ka shqetësuar shumë drejtuesit e Milanit të cilët nuk duan të humbasin një ndër shtylla kryesore të ekipit në fazën më të rëndësishme të kampionatit.

Në orët në vazhdim pritet që portieri t’i nënshtrohet tamponit dhe të merret një vendim për gjendjen e tij shëndetësore. Virusi ka goditur shumë ekipe në Itali, kujtojmë Interin, Juventusin, Empolin, duke bërë që të shtyhen disa ndeshje të kampionatit.

Related posts

E FUNDIT/ Disiplina i mbyll stadiumin Laçit, ja vendimet e plota

Delo.autor

OFERTA E PARË SHKAKTOI MOSMARRËVESHJE/ Ja tre arsyet pse Levandovski do të largohet nga Bajerni

F.autor

JUVENTUSI NIS FESTËN/ Marcelo lihet i “LIRË”: REALI kërkon mbrojtësin e CHELSEAS

Isa.Autor

Leave a Comment