Futboll Seria A Sport

BUZËQESH INTER/ Zhang rikthehet në Milano me 250 milionë euro nga marrëveshjet e reja. Ja plani i kinezëve…

Presidenti i Interit, Steven Zhang do të rikthehet në Itali me një fond prej 250 milion euro të arkivuara nga marrëveshjet me investitorë amerikan.

‘’Bain Capital LP’’ dhe ‘’Oaktree Captial Managment’’ janë dy bankat amerikane të cilat i kanë sguruar Interit shumën prej 250 milion eurosh, të cilat mundtë jenë vetëm si financuese ose mund të hyjnë në rolin e bashkëpronarëve.

Me rikthimin e tij në Itali, Zhang do të fillojë menjëherë punën ku fokusi do të jetë takimi me Marotën dhe Konten për të diskutuar për të ardhmen dhe rinovimin e lojtarëve që u skadon kontrata. Sipas mediave italiane, Zhang do të jetë i pranishëm në stadium në sfidën ndaj Sampdorias që mund të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për titullin kampion të Serisë A.

Bordi zikaltër do të tentojë të paguaj të gjitha pagat e prapambetura të lojtarëve dhe borxhet deri në qershor para se lojtarët të shpërndahen me kombëtaret e tyre.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Mourinho përjashton yllin e ekipit, ka një prapaskenë të fortë

Delo.autor

Kastrioti-Kukësi/ Formacionet: Ekipet kërkojnë të reagojnë, luhet për fitore

Isa.Autor

NBA/ Theu karantinën 48-orëshe, basketbollisti dënohet me izolim shtesë

Delo.autor

Leave a Comment