Futboll Seria A Sport

CR7 HODHI FANELLËN NË TOKË/ Allegri këshillon presidentin Agnelli: Hiqe Ronaldo-n në fund të sezonit, është duke…

Hedhja e fanelës në tokë dhe mërzia e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e fundit të fituar nga Juventusi përballë Genoa-s duket se ka ndezur më shumë polemikat…

Por, ajo që ka dalë nga Repubblica, sigurisht nëse do të ishte e vërtetë, është shumë e fortë. Gjatë darkës që kanë pasur bashkë në ndeshjen Torino-Juventus, ish-trajneri bardhezi, Massimiliano Allegri, duket se në një moment i ka thënë presidentit Agnelli këtë fjali.

“Lirohu nga Cristiano Ronaldo! Bëj çmos që ta heqësh në fund të sezonit. Eshtë duke të penguar rritjen e ekipit dhe të klubit”.

Kujtojmë që Ronaldo ka edhe një tjetër vit kontratë me Juventusin dhe ndaj nuk dihet se çfarë do të bëjë në fund të këtij sezoni. Ai po lufton për Këpucën e Artë në Serie A por edhe një finale Kupe ndaj Atalanta.

Objektivi i bardhezinjve është që të hyjë në Champions pasi Scudetto iku. Megjithatë, fjalia e Allegrit është më e fortë nga sa pritej…

Related posts

U LARGUA NGA MILAN/ Maldini mes PSG-së dhe kombëtares së Italisë

F.autor

PARA FINALES CHAMPIONS/ Cana përqafon dhe qesh me Pochettinon: Kur ishte 16 vjeç tek PSG-ja…

Delo.autor

INJORON MILANIN DHE NDEZ DERBIN/ Mesfushori Eriksen: Askush nga ata nuk më tremb!

Delo.autor

Leave a Comment