Futboll Sport

BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

Me shumë gjasa, edhe pse ndoshta jo për dëshirën e tyre, Juventusi do të nxjerrë në shitje Matajs de Ligtin.

Menaxheri Mino Raiola po shtyn klientin e tij që të largohet nga Torinoja, duke parë kërkesat e Barcelonës dhe sidomos të Bajernit të Mynihut, me gjermanët superfavoritë për kartonin e holandezit, prandaj “Zonjës së Vjetër” i duhet të nisë kërkimet për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Dhe sipas lajmeve të djeshme nga media italiane, bardhezinjtë e kanë gjetur pasuesin e De Ligtit. Bëhet fjalë për Alesio Romanjolin, kapitenin e Milanit dhe në të njëjtën kohë një tjetër klient i Mino Raiolës.

Qendërmbrojtësi kuqezi, i cili ka hasur shumë vështirësi rinovimi me “Djallin”, nuk e ka pëlqyer ofertën me ulje që Milani i ka bërë për të rinovuar, duke zbritur në 3.5 milionë euro në vit, nga 6 milionët aktualë.

Dhe ndoshta kësaj shifre i është afruar shumë Juventusi, i cili sipas gazetarit Luka Momblano, e ka mbyllur totalisht akordin me Romanjolin.

Realisht, zbulimi i Momblanos duhet besuar, duke qenë se ai këtë konfirmim e ka marrë nga një drejtues kuqezi dhe e ka pranuar publikisht në rrjetet sociale personale. Por mbi të gjitha, kujtojmë se Luka Momblano ishte gazetari i parë në botë që konfirmoi 48 orë përpara firmën zyrtare mes Kristiano Ronaldos dhe Juventusit.

Related posts

“KJO ËSHTË ËNDRRA JONË”/ Marquinhos beson tek Champions, zbulon çfarë ka ndryshuar tek PSG

Delo.autor

Ka një lumë ofertash për të, Monchi sqaron situatën e Alisson

Q.Autor

VAZHDON KRIZA NË LA LIGA/ Barazim me gola, Barcelona ndalet nga Osasuna në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment