Futboll Seria A Sport

DHUROI ASIST SPEKTAKOLAR NË FITOREN NDAJ LAZOS/ Shikoni vlerësimin e mediave italiane për mbrojtësin Hysaj…

Elseid Hysaj zhvilloi një ndeshje të kënaqshme, mbrëmjen e djeshme ndaj Lacios, ku skuadra e Napolit, arriti të triumfonte me rezultatin 5-2, duke asistuar në golin e katërt të shënuar nga Insinje.

Mbrojtësi i Kombëtares u aktivizua titullar në këtë takim, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Shkodrani bëri një paraqitje të kënaqshme, duke treguar profesionalizmin e duhur, pavarësisht se ditët e fundit të shumta kanë qenë zërat për një largim të mundshëm nga Napoli.

Shqiptari u vlerësua me notën 6.5 nga media italiane “Calciomercato”, e cila në përshkrimin e saj shkruan: “E nisi me shumë vështirësi ndaj Lazarit. Më pas ulet dhe e merr shtruar, duke mbyllur kundërshtarët dhe me superioritet të madh. Është shumë i mirë në performancë”.

Me notën 6.5, Hysaj u vlerësua edhe nga “Tuttomercatoweb”. Në ndeshjen e fundit të madhe të luajtur ai kishte zhgënjyer, sonte ai shpengon veten me një paraqitje solide, të përbërë nga vëmendja maksimale në mbrojtje dhe shtytja e papritur sulmuese pavarësisht se është një lojtar i djathtë që luan në të majtë”, shkruhet në vlerësimin për Hysajn.

Related posts

Shqiptarët e Zvicrës, skena e gjitha për Ermir Lenjanin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi largohet nga Juventus dhe transferohet tek ekipi francez

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT TË MILANIT/ Menaxheri kërcënon: Gjërat nuk janë aspak të sigurta, ja çfarë pritet…

Delo.autor

Leave a Comment