Futboll Sport

E BUJSHME/ Klubet që largohen nga Super League do të gjobiten, kjo është vlera e majme që duhet të paguajnë…

Superliga Europiane mori fund ende pa lindur, ku pjesa më e madhe e klubeve kanë njoftuar zyrtarisht se kanë dalë jashtë projektit. Sidoqoftë, gjërat duket se nuk do të jenë aq të lehta.

Gazeta spanjolle “Vozpopuli”, ka shkruar ditën e sotme se klubet që do të largohen nga Superliga do të duhet të paguajnë një gjobë për prishjen e kontratës. 12 klubet që themeluan Superligën Europiane kanë firmosur një kontratë dhe sipas gazetës spanjolle, prishja e kësaj kontrate ka një gjobë prej 300 milionë eurosh.

Një lajm vërtet i bujshëm ky, pasi do t’i jepte një goditje akoma më të rëndë klubeve si Tottenham, Manchester United apo dhe Inter, që kanë shumë borxhe. Tani mbetet për t’u parë lëvizja e radhës e Florentino Perez, që është edhe presidenti i Superligës Europiane.

Related posts

ANGLIA ARRITI KUALIFIKIMIN NË FINALE/ Tifozi i “3 Luanëve” e tepron me pijen, bie nga shkallët e Wembley-t (VIDEO)

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Werder Bremen nënshkruan me gjermanin më të mirë të Fifa 18

Isa.Autor

NË BISEDIME ME DISA KLUBE/ Mesfushori i Manchester Unitedit në radarët e…

Delo.autor

Leave a Comment