Futboll Seria A Sport

I SURPRIZOI TË GJITHË ME DESTINACIONIN E RI/ Tekniku italian “merr” me vete talentin e madh të Serisë A

Transferimi i trajnerit të Sasuolos, De Zerbi në stolin e Shaktar Donetsk ka bërë që e ardhmja e mesfushorit italian, Manuel Lokateli të marrë rrjedhë tjetër pas zërave që e çonin tek Juventusi në fund të sezonit.

Sipas ‘’Claciomarcato.com’’, tekniku italian po tenton të marrë me vete tek skuadra ukrainase talentin 23 vjeçar, i cili me paraqitjet e tij bëri që shumë skuadra të kërkonin shërbimet e tij.

U përfol shumë për një transferim të Lokatelit tek Juventusi me një marrëveshje mbi bazën e 20 milionë eurove dhe disa lojtarë në formën e huazimit, por skenari ka ndryshur.

Shaktari mund ta bëjë të vetin 23 vjeçarin për shumën e 35 milionë euro dhe me një kontratë me 3 milionë euro në sezon.

Ukrainasit po përpiqen të përdorin afrimitetin e De Zerbit me lojtarin, për të afruar në skuadër një ndër talentet më të mëdha të futbollit europian.

Related posts

HUMBJA ME KOMBËTAREN/ Trajneri i Moldavisë befason: Ne meritonim…

Delo.autor

Marcelo: Nuk u eliminuam, sepse nuk jemi Barcelona

Sadik.Autor

KAMPIONI I BOTËS SHFRENON FANTAZINË/ Pogba “harron” Manchesterin dhe shfaqet me një tjetër fanellë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment