Champions League Futboll Sport

GJYSMËFINALET/ Champions League rikthehet në fund të prillit, mësoni se kur do të luhen dy sfidat

Mbrëmjen e djeshme u mësuan dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, teksa PSG-ja do të përballet me Mançester Sitin ndërsa Çelsi do të provojë forcën kundër spanjollëve të Real Madridit.

Ndërkohë janë bërë zyrtare datat dhe orari i përballjeve për dy sfidat. E para që do të luhet do të jetë sfida PSG-Mançester Siti, e cila është parashikuar për tu luajtur në datën 27 prill në orën 21:00. Skuadra angleze vjen disi e favorizuar në këtë ndeshje për shkak se sfidën e parë do ta luajnë jashtë, ndërsa ndeshja e kthimit në Angli do të jetë në datën 5 maj  në po të njëjtën orë. Sfida midis dy ekipeve pritet të prodhojë spektakël dhe nga shumë është cilësuar dhe si një finale e parakohshme për shkak të formës të shkëlqyer që po kalojnë dy skuadra momentalisht.

Ndërkohë sfida tjetër midis Realit dhe Çelsit do të luhet në datën 28 prill, ndërsa ndeshja e kthimit në datën 4 maj. Dhe kjo përballje pritet të prodhojë spektakël, teksa blutë do të mundohen të tregojnë se nuk janë rastësisht në gjysmëfinale, ndërsa ekipi i Zidane kërkon të thyej tabut me në krye trajnerin francez.

GJYSMËFINALET E PARA
PSG-MANÇESTER SITI (27 prill, ora 21:00)
REAL MADRID-ÇELSI (28 prill, ora 21:00)

GJYSMËFINALET E DYTA
ÇELSI-REAL MADRID (4 maj, 21:00)
MANÇESTER SITI- PSG (5 maj, 21:00)

Related posts

Juventusi nuk ndalet, i ofron kontratë 5-vjeçare yllit të Manchester United

Sadik.Autor

Garcia: Neymar dhe Mbappe, një dyshe e përsosur për Real Madridin

Isa.Autor

“AI U KTHYE NË SHTËPI”/ Manchester United publikon pamjet debutuese të Ronaldos në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment