Futboll Premier League Sport

“KUR TË VDES, HIRI I TRUPIT TIM TË SHPËRNDAHET NË…”/ Habit mbrojtësi i Tottenham: Jam shumë i lidhur me klubin

Mbrojtësi i Totenhemit, Erik Dajër, në një intervistë të dhënë për revisten “ES Magazine”, ka bërë një deklaratë të çuditshme, teksa shprehet se do të dëshironte që pas vdekjes hiri i trupit të tij të shpërndahej në stadiumin e Totenhemit.

Mbrojtësi 27 vjeçar i cili luan prej 7 sezonesh me Totenhemin, është rritur në Portugali, por siç shprehet ai lidhja me Anglinë është shumë e fortë për shkak se luan te Totenhemi.

“Kur të vdes të më varrosnin në stadiumin e Totenhemit do të ishte mirë. Do të dëshiroja që hiri i trupit  tim të shpërndahej në Totenham Hotspur Stadium.

Unë nuk kam ndonjë lidhje të fortë ne Londrën përveç Totenhemit, kështu që më e mira do të ishte aty, se sa të më varrosnin diku tjetër”, u shpreh mbrojtësi anglez në deklaratën që i ka habitur të gjithë.

Related posts

“ISHA NË IBIZA ME TË DASHURËN”/ utbollisti shqiptar tregon si e bindi Tare për Milanin: Më emocionoi shumë

F.autor

HUDDERFIELD-ARSENAL/ Shkodran Mustafi është titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PANUCCI “FËRKON DUART”/ Grezda shënon golin e parë për skocezët e Rejnxhërsit

Isa.Autor

Leave a Comment