Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter ka gati festën e titullit në kushtet e pandemisë, ja të gjitha detajet…

Përgatitjet janë duke u zhvilluar për festën e titullit tek Interi. Jo vetëm populli zikaltër, por i krejt Milanos do të duhet të merret me entuziasmin e tifozëve, të cilët e kanë pritur këtë moment prej 11 vitesh. Sipas “Corriere della Sera”, në rast se aritmetika nuk i shpërblen të besuarit e Conte qysh këtë fundjavë, Inter-Sampdoria, e planifikuar më 8 maj, mund të afrohet në kohë nga ora 18:00 në 15:00, me qëllim për të festuar përpara bllokimit të lëvizjes. Sikurse dihet, ora policore në Milano fillon nga ora 22:00.

Ndeshja kundër ligurianëve është e rrethuar me të kuqe në kalendar. Për të triumfuar që këtë fundjavë edhe matematikisht, në fakt, Interi duhet të mundë Crotone të shtunën dhe të shpresojë në hapin e gabuar të Atalantës kundër Sassuolo, ditën tjetër. Përndryshe, gjithçka do të shtyhet për gjashtë ditë më vonë.

Në një takim me policinë e Milanos u pa e nevojshme t’i kërkohej klubit zikaltër të afrojë ndeshjen e 8 majit në orën 3 të pasdite (natyrisht, duhet edhe miratimi i Lega Serie A). Sipas asaj që raporton media e lartpërmendur, nuk pritet asnjë refuzim. Kështu, tifozët zikaltër mund të festonin rreth stadiumit ose në “Piazza Duomo” nga ora 5 e pasdites, pa rrezikuar të shkelnin “shtetrrethimin”, pa probleme të rendit publik, duke pasur parasysh se autoritetet do ta gjenin veten duke u marrë me mijëra njerëz të dënuar me sanksione.

Related posts

FJALA “RIVALITET” PËR ZIKALTËRIT/ Diferenca me Juventus mund të ngushtohet falë…

Isa.Autor

Po çmend rrjetin, kjo foto thyen zemrat e çdo tifozi

Delo.autor

I ACARUAR/ Ancelotti sulmon ASHPËR arbitrat pas ndeshjes me Juventusin: “Ky është një…”

Isa.Autor

Leave a Comment