Sport Të tjera

“TOKIO 2021″/ Rriten infektimet, Japonia anullon rrugëtimin e flakës olimpike në Osaka

Stafeta e zakonshme me flakën olimpike nuk do të kalojë në rrugët e Osaka, një prej qyteteve më të mëdha të Japonisë. Shkak është bërë rritja e infektimeve në këtë prefekturë dhe vendimit që ka marrë guvernatori i kësaj bashkie, për të anulluar të gjitha veprimtaritë deri në fund të prillit.

Flaka olimpike do të kalonte në rrugët e Osaka më datat 13-14 prill, por tashmë kjo gjë nuk do të ndodhë dhe organizatoët janë të detyruar të ndryshojnë itinerar. “Stafeta me pishtarin e flakës olimpike grumbullon njerëz në rrugë dhe në këtë moment kjo gjë duhet evituar”, tha Hirofumi Yoshimura, guvernatori i Osaka.

Lojërat Olimpike do të nisin në Tokio në datën 23 korrik.

Related posts

NUK KURSEN KRITIKAT NDAJ REAL MADRID DHE ZIDANE/ Rivaldo: Disa situata nuk duhet të zgjidhen në këtë mënyrë, duke…

Delo.autor

PANIK PËR MBROJTËSIN E KOMBTARES/ Huliganët sulmojnë skuadrën me shufra hekuri

F.autor

“US OPEN”/ Tenisti Djokovic avancon në raundin e tretë, triumfojnë edhe Zverev e Berrettini

Delo.autor

Leave a Comment