Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Shënon dopietë golash dhe ndëshkohet me karton të kuq, shikoni gafën e sulmuesit serb (VIDEO)

Sulmuesi serb, Fejsal Muliç, i cili aktivizohet në Korenë e Jugut, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veprimin e tij.

26-vjeçari shënoi dopietë golash me skuadrën e Seongnam, ndaj Guangju, por u ndëshkua me karton të kuq, direkt pas shënimit të golit të dytë.

Arsyeja? Lojtari ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, ndërsa pas shënimit të golit të dytë në minutën e 55, Muliç hedh menjëherë fanellën për të festuar, duke harruar se e kishte një të verdhë.

Pas kësaj gjyqtari e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë, duke e larguar me të kuq. Sulmuesi serb e kupton menjëherë gabimin dhe largohet pa protestuar, duke kërkuar falje te tifozët.

Related posts

ZYRTARE/ Luajti dhe fitoi gjithçka në Premier, kthehet pas thuajse 4 vitesh

Delo.autor

TRONDITET LIVERPOOL/ Vjen konfirmimi, “Të Kuqtë” pa liderin kryesor kundër Atleticos!

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Pas 89 kampionatesh dhe 2385 ndeshjeve, ja sa gola diferencë (STATISTIKAT)

Delo.autor

Leave a Comment