Futboll La Liga Sport

“ÇMENDURI”/ Reali fiton aq shumë sa nuk ka vënd ku të vendos titujt e fituar…

Real Madridin pasi mundi në finalen e Kievit Liverpoolin siguroi trofeun e 13-të të Ligës së Kampioneve. Madrilenët janë krenarë për suksesin e tyre dhe duan të ekspozojnë trofetë e tyre në muzeun e tretë më të vizituar në Madrid pas Reina Sofjes dhe Prados.

Megjithatë, ka disa probleme me hapësirën. Pas fitimit të “Decimas” në Lisbonë, zyrtarët e klubit donin që dhjetë kupat evropiane të shkëlqenin në hapësirën e tyre unike, por shkalla e suksesit nën drejtimin e e Zinedine Zidane ka bërë që vitrina e krijuar në vitin 2014 të jetë tani shumë e vogël.

Dy vite më vonë, seksioni i Ligës së Kampioneve në muze duhej të zgjerohej pak më shumë, sepse trofeu i 12-ta erdhi pas suksesit të Madridit në Cardiff, por vendi i tij tashmë ishte rezervuar pranë kurorave të tjera evropiane, shkruan Marca. Paraprakisht, për Kupën e 11 kishte hapësirë.

Problemi ka ardhur pas fitores kundër Liverpoolit , pasi për trofeun e 13-të evropian nuk ka vend në muzeun e klubit. Megjithatë, Los Blancos tashmë kanë ndërmarrë veprime dhe brenda javës pritet që titulli i tyre i ri të ekspozohet për vizituesit e muzeut.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Konkurencë për Bayernin, Klopp do Malcolm te Liverpooli

Sadik.Autor

Besiktas bën “pazar” në Serie A, Mandzukic dhe Peres drejt Turqisë

Sadik.Autor

NUK DO TA BESONI/ REALI kërkon transferimin e ish-yllit të BARÇËS, ofron 60 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment