Futboll Sport

E TRISHTE/ Shuhet ish-futbollisti i njohur, mesazhi prekës i klubit

Willy van der Kuijlen ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Ish-sulmuesi i njohur holandez e zhvilloi karrierën e tij me dy klube: PSV dhe MVV.

Me skuadrën nga Eindhoveni luajti 17 sezone (1964-1981) gjatë së cilave shënoi 302 gola, teksa tre gola i realizoi gjatë sezonit që luajti me MVV.

Me 311 gola në total, Willy van der Kuijlen vijon të mbetet golashënuesi më i mirë i Eredivisie, kampionati holandez i futbollit.

Tre tituj kampionë, dy Kupa Holande dhe një UEFA (Europa League sot) fitoi van der Kuijlen me PSV-në. Ky i fundit veshi edhe 22 herë fanellën e kombëtares.

Shtatë gola realizoi me tulipanët fantastikë. van der Kuijlen vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndaj së cilës nuk ia doli ta fitonte betejën.

“Me tronditje të madhe lajmërojmë se futbollisti më i madh i PSV nuk jeton më, pusho në paqe Willy“, lexohet në mesazhin e ngushëllimit të PSV-së.

Related posts

SITUATË EKSTREME/ Ekipi pjesëmarrës në Botëror detyrohet të nisë tre javë karantinë pas kërkesës së SHBA

F.autor

U LARGUA NGA MILANI/ LEGJENDA: Kam një DYQAN RROBASH 50 metra larg SELISË…

Isa.Autor

Manchester United kërkon shërbimet e Saul, Atletico i tregon shifrën ‘stratosferike’

Q.Autor

Leave a Comment