Futboll Sport

“ELEMINUAM SKUADRËN MË TË MIRË”/ Nejmar: Mos e krahasoni Mbapenë me Messin, sepse…

Manuel Nojerit vazhdon të mos i shënojë, por u ngushëllua në fund me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, akorduar nga vëzhguesi teknik i UEFA-s, Patrik Vieira, i cili e vlerësoi kështu Nejmar Zhuniorin pas kualifikimit kundër Bajernit: “Të gjitha shanset e rrezikshme të Parisit erdhën nga talenti i tij individual.

Ai ishte i rrezikshëm veçanërisht në situatat një kundër një, një talent special”. Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian shprehu gëzimin e tij për eliminimin e kampionëve në fuqi: “Jam shumë i lumtur. U përballëm me Bajernin si një skuadër e shkëlqyer. Eliminuam kampionët e Europës, një skuadër e shkëlqyer. Objektivat i respektuam dhe u rikthyem në gjysmëfinale. Shpresojmë që të bëjmë dy ndeshje të mira edhe atje”. Atij nuk i vjen keq për rastet e shumta të humbura përballë Nojerit tani që francezët u kualifikuan:

“Është e vërtetë që ne vazhduam të flasim me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes, kërkonim të organizoheshim. E pamë që Di Maria ndryshoi në këtë ndeshje. Me gjithë ato raste të shpërdoruara, goli më mungoi vetëm për fare pak, por gjëja më e rëndësishme është që ne jemi të kualifikuar. Kjo ka rëndësi”. Ai nuk i shmanget as pyetjes nëse do të qëndrojë në Paris në të ardhmen, por tregohet diplomat: “PSG është një skuadër e shkëlqyer. Tani jemi në gjysmëfinale dhe ëndërrojmë”.

MBAPE – Nejmar po e shijon të luajturin me një kampion si Kilië Mbape në Paris, por e di që kampioni i botës është ende larg krahasimit me Lionel Mesin. “Nuk ka krahasim. Ata kanë dy stile të ndryshme loje. Mesi është futbollisti më i mirë që unë kam parë dhe Kilië është në rrugën për t’u bërë më i miri”. Një cilësi të francezit që ai do të donte ta kishte është shpejtësia. Thuhet se ai e ka të vështirë të kuptohet me numrin 7, për shkak të shpejtësisë së mendimit të tij.

“Por kjo është e njëjta gjë për të gjithë lojtarët e nivelit të lartë. Nëse nuk tregohesh i kujdesshëm, rrezikon që t’i humbasësh në fraksionin e sekondës. Kilië është shumë i shpejtë, kështu që unë duhet të jem i përqendruar dhe i kujdesshëm gjatë gjithë kohës. Por e njëjta gjë ishte edhe me Iniestën, Mesin apo Suarezin. Unë u detyrohem shumë prej gëzimeve të mia Mbapesë. Ai ka ndihmuar që të mësoj për stilin francez të jetës. Më ka shpjeguar mentalitetin francez. I jam shumë mirënjohës për ambientimin tim këtu”

Related posts

Chelsea hyn në garë për sulmuesin e Bayern Munich

Sadik.Autor

KURRË MOS E PREK TROFEUN PËRPARA FINALES! Mallkimi i ritualit të gabuar godet edhe në Kinë (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ “Demat e Kuq” do të kërkojnë fitoren për të rihapur kampionatin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment