Formula 1 Sport Të tjera

PO SHIJON PUSHIMET/ Max Verstappen, kampioni i F1 ka një avion privat 13 milionë euro

Max Verstappen po shijon pushimet e merituara pas triumfit në Formula 1.

Ku i dihet nëse kampioni i Red Bull, gjatë pushimeve, do të ketë lëvizur nëpër botë me avionin e tij privat që e shoqëron nga fundi i 2020-ës nga një Çmim i Madh te tjetri.

Holandezi e ka blerë në vitin 2020 nga themeluesi i Virgin Group. Bëhet fjalë për një mjet super luksoz me vlerë 13 milionë euro, me ndenjëse dhe divane në lëkurë dhe çdo aksesor tjetër për ta bërë udhëtimin sa më të pëlqyeshëm.

Quhet Falcon 900-EX dhe është ndërtuar nga kompania franceze Dassault.

Pavarësisht se është një prodhim francez, Verstappen e ka dekoruar me ngjyrat e Holandës së tij.

Related posts

Bonucci zbulon si mposhtet Juve dhe pse Allegri është si Gattuso

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Projektohet krijimi i Super Ligës Ballkanike, do jenë 3 skuadra nga Kategoria Superiore

Delo.autor

SHERRI MES “PLESHTIT” DHE ABIDAL/ Pique: S’është momenti t’i nxjerrim të palarat

Delo.autor

Leave a Comment