Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Tifozët “shpërthejnë” kundër Juventus: Ju interesojnë vetëm rrjetet sociale dhe… (FOTO)

“Ju interesoheni vetëm për rrjetet sociale, sponsorat dhe milionat. Mendoni për derbin! Tregoni bo*t (sa vleni)”! Banderola me këtë mbishkrim është varur jashtë “Allianz Stadium”, në një cep, në rrugën që do ta çojë skuadrën bardhezi nga “J-Hotel” në “Olimpico Grande Torino” për derbin e kësaj pasditeje. Një formë proteste e tifozëve të “Zonjës së Vjetër” kundër ekipit të zemrës, që u eliminua që në 1/8 finale nga Champions-i dhe ka dalë praktikisht nga gara për titull në Serie A, edhe pse jo ende matematikisht.

Sezoni i trishtuar pa tifozë në stadiume, zhgënjimet më të fundit të Juventusit, nga eliminimi përballë Portos te humbjae bujshme në shtëpi kundër Benevento, është përjetuar nga mbështetësit bardhezinj para televizionit. Me sa duket, në momentin më të rëndësishëm të sezonit, tifozët dëshirojnë të dëgjohet zëri i tyre. Me këtë banderolë duan të perceptohen se sa i thellë është zhgënjimi për paraqitjet e fundit, veçanërisht për mungesën e shpirtit konkurrues të një ekipi që, sipas tifozëve, ka humbur disa kontakte me realitetin.

Related posts

Liverpool pranë Alisson, Roma vendos çmimin për portierin

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Befason Chelsea, blindon lojtarin dhe lë me gisht në gojë gjysmën e Europës

Delo.autor

ZGJODHI ARABINË SAUDITE/ Milinkovic-Savic: Jam i lumtur për pritjen, Al-Hilal ekip me traditë

F.autor

Leave a Comment