Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Villarreal me përmbysje Arsenal në raundin e parë gjysmëfinale

Villarreal-i ka mposhtur 2-1 Arsenal-in në gjysmëfinalen e parë të Europa League të luajtur në Estadio de la Ceramica.

Spanjollët kanë siguruar një avantazh të dyfishtë në pjesën e parë falë dy golave të shënuar nga Trigueros (5′) dhe Albiol (29′).

Në minutën e 57-të, situata është përkeqësuar për Arsenal-in pasi Ceballos ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Pavarësisht inferioriteti numerik, skuadra e Arteta-s ka arritur të shënojë me një penallti të Pepe-s në minutën e 73-të dhe të mbajë hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit, që do të luhet në Londër 6 majin e ardhshëm.

Related posts

NGA I IZOLUAR NË TITULLAR/ JA si Berisha rifitoi respektin e Atalantas…

Isa.Autor

GJYQI PËR ÇËSHTJEN “SEFERI”/ Flet presidenti Halili: Tani gjërat ndryshojnë sepse…

Delo.autor

SPECIALE/ Kosova “hirushja” e futbollit europian: Një realitet ku sporti është “reklama” më e bukur e vendit

Sadik.Autor

Leave a Comment