Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Roma mposht me përmbysje historike Ajax-in dhe nderon Italinë

Nëse ka një ekip që po mban gjallë flamurin italian në Europë këtë sezon është padyshim Roma. Verdhekuqtë kanë marrë një rezultat fantastik mbrëmjen e sotme ndaj Ajaxit në Holandë, teksa kanë fituar 1-2 me përmbysje në çerekfinalen e parë.

Ndeshja nisi e dominuar nga Ajaxi në fakt, me holandezët që shënuan edhe golin e avantazhin në minutën e 39’ pas një gafe të Ibanez. Klassen ishte autor i golit dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në pjesën e dytë, Ajaxi e nisi përsëri mirë dhe pati një shans të artë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 53’, por Tadic gaboi, duke u ndalur nga portieri Pau Lopez. Ky ishte edhe momenti kyç i takimit, pasi Roma pas vetëm 4 minutash gjeti golin e barazimit me Lorenzo Pellegrinin.

Pas barazimit, Ajax e shtoi presionin, por nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara. Atëherë kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej, Roma shënoi me Ibanez, duke kompletuar një përmbysje heroike 1-2.

Ndërkohë, në Zagreb, surpriza Dinamo u mposht nga Villareali i ekspertit Unai Emery, që konfirmohet mbret i Europa League. Spanjollët triumfuan 0-1 me gol të Morenos, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën gjysmëfinale.

Related posts

Dhjetë pikat kyçe nga të cilat mund vendoset ndeshja finale mes Real Madridit dhe Liverpoolit

Sadik.Autor

Lukaku shënon gol kundër Swanseasit

Sadik.Autor

“TEK JUVENTUS TË KËRKOJNË VETËM NËSE E MERITON”/ Ylli De Ligt: Punojmë shumë çdo ditë për të shtyrë njëri-tjetrin të…

Delo.autor

Leave a Comment