Formula 1 Sport Të tjera

“E ARDHMJA E SKUADRËS ËSHTË…”/ Pas 43 vitesh Williams largohet nga Formula 1, marka e tretë më jetëgjatë

Gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1 do të jetë e fundit për familjen Williams. Pak ditë pasi zyrtarizuan shitjen 100% të kuotave të tyre te shoqëria amerikane Dorilton Capital, familja Williams mori vendimin për t’u larguar përgjithnjë nga ky sport.

Një lamtumirë që vjen pas 43 vitesh në këtë sport, ku marka Williams ka marrë pjesë në 739 gara. Fillimisht ka qenë Sir Frank Williams e më pas vajza e tij Claire ata që kanë drejtuar skuadrën britanike. Gara e parë daton më 8 maj 1977, në pistën spanjolle të Jarama.

Makina Williams ka patur mjaft momente të suksesshme në Formula 1, duke fituar 114 gara, arriti 128 “pole position” dhe 133 xhiro të shpejta në histori. Gjithashtu, marka Williams ka fituar 9 tituj kampionë për konstruktorë dhe 7 për pilotë. Ajo është marka e tretë më jetëgjatë në historinë e Formula 1.

“Tashmë që e ardhmja e skuadrës është në duar të sigurta është momenti i duhur për t’u larguar nga ky sport. Formula 1 ka qenë jeta jonë për shumë vite, tani do të nisim një kapitull të ri”, tha Claire Williams.

Related posts

E PABESUESHME/ Futbolli italian mund të mbyllet këtu!

Delo.autor

HUMB “HAJMALINË” E KARRIERËS/ Totti kërkon ndihmë nga ndjekësit në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

ÇFARË DO NDODHË ME TEKNIKUN? Duka zyrtarizon të ardhmen e Edy Rejas: Broja ishte i dëmtuar, s’ishte…

Delo.autor

Leave a Comment