Futboll Sport

SULME ME THIKA/ Skena tmerri në Greqi, tifozët futen në fushë pas ndeshjes dhe… (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar pas ndeshjes mes Panioniosit dhe Iliupolit, në kategorinë e tretë në Greqi.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, policia mori informacione se jashtë stadiumit kishte pasur përplasje mes tifozerive të të dyja skuadrave, ku sipas mediave greke thuhet se kishte edhe sulme me thikë. Megjithatë asgjë nuk përfundoi këtu, pasi tifozët pasi kishte përfunduar ndeshja, arritën të futeshin në stadium, pavarësisht prezencës së policisë.

Pas futjes në stadium, tifozët e Panioniosit, u lëshuan me vrap ndaj tifozëve kundërshtarë në stadium, duke u përplasur me ta. Grushtet dhe shqelmat ishin prezente në sherr, teksa duhej një numër i madh policësh për të qetësuar situatën.

VIDEO 1

VIDEO 2

Related posts

NDRYSHON SITUATA BRENDA KLUBIT/ PSG-ja po mendon vendimin e papritur për Neymar, ja kërkesa e Sheikut

Delo.autor

SHQIPËRI-POLONI/ “Air Albania” ndizet nga brohoritjet e tifozëve, kulmon me koreografinë “Përjetësisht” (VIDEO)

Delo.autor

REALIZOI GOL PAS 117 SEKONDASH LOJË/ Mbrojtësi Shaw hyn në histori të Kampionatit Europian dhe Anglisë

Delo.autor

Leave a Comment