Sport

“TOKIO 2020″/ Frikë nga pandemia, shteti aziatik bojkoton Lojërat Olimpike

Koreja e Veriut deklaroi se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, eventi që zhvillohet këtë verë në Japoni, për shkak të pandemisë Covid-19. Ky vendim u mor nga qeveria koreano-veriore dhe Komiteti Olimpik i këtij vendi për të mbrojtur sportistët nga infektimi me virusin vdekjeprurës.

Edhe pse Pyongyang deklaron se në këtë vend nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus, në Korenë e Veriut kanë frikë. Për pasojë, Koreja e Veriut bëhet vendi i parë në botë që vendos të mos marrë pjesë në Olimpiadë për shkak të pandemisë. Në këtë vend masat anti-Covid janë shumë të ashpra, duke ndaluar lëvizjen e njerëzve.

Kjo është hera e parë që ky vend nuk merr pjesë në Lojërat Olimpike që prej vitit 1988. Asokohe Koreja e Veriut nuk mori pjesë në Olimpiadën që zhvillohej në Seul, të Koresë së Jugut.

Related posts

COVID-19/ Zbrazet infektivi në Mynih, tre lojtarët e Bayern-itt në stërvitje

Delo.autor

14 GOLA NË 12 NDESHJE/ Ja kush është 17-vjeçari që ka magjepsur Bayern Munich…

Delo.autor

“NUK JU LËMË TË DILNI TË GJALLË NGA FUSHA”/ Trajneri Hysenaj: Ka qenë një ndeshje nën presionin, u godit me grusht…

Delo.autor

Leave a Comment