Futboll Sport

ZBULOHET LIDHJA JASHTËMARTESORE TË MARADONËS/ Modelja italiane: Kishim marrëdhënie intime

Që pas vdekjes së tij faqet e para të gazetave dhe portaleve janë mbushur për Diego Armando Maradonën. Tashmë zbulohen detaje interesante për jetën e tij jashtë-martesore, për dashurinë e ish-modeles italiane Karmen  Di Pietro me “El Pibe de Oro”-n.

Italiania ka pranuar se dashuria e tyre lindi në vitin 1991 kur Maradona ishte i martuar me Klaudia Vilafanen, ku kishte dhe dy vajzat Dalmën dhe Janinën. Asokohe Maradona u aktivizonte me Napolin dhe italianen e njohu gjatë një feste.

“Diego nuk ishte i bukur, por kishte gjithë ato kaçurrela të errëta, një buzëqeshje magjepsëse dhe një trup muskulor, që e bënin shumë seksi.

Ai bëri hapin e parë. Atë natë, para se të largohej, u afrua pranë meje dhe më pyeti nëse doja ta shihja përsëri në një vend më pak të mbushur me njerëz. Unë i thashë po dhe kështu caktuam një takim për ditën tjetër, në një hotel pranë stacionit.

Kështu filloi një lidhje sekrete, që zgjati rreth një vit e gjysmë. Diego dhe unë takoheshim 4-5 herë në muaj, zakonisht pasdite.

Por më e mira ishte kur kalonim natën së bashku. Përqafoheshim duke parë qiellin nga tarraca e hotelit si dy adoleshentë. Diego ishte i tillë. Ai do të kishte shpikur gjithçka për të më parë.

Unë do të rrezikoja gjithçka për ty, më thoshte.”, përfundon ish- e dashura e Maradonës, Karmen Di Pietro.

Related posts

SURPRIZON BUFFON: Pas ika nga Juvja mund të luaja për këtë klub të madh ITALIAN

Isa.Autor

Sarri: Po të isha unë arbitër, gjërat do të shkonin ndryshe

Sadik.Autor

Orges Shehi për rekord: Besojmë te drejtësia e CAS-it

Sadik.Autor

Leave a Comment