Futboll Ligue 1 Sport

“GARDIANI” I MILAN-IT BËHET ÇËSHJTE/ PSG josh Donnarumma-n, e bën portierin më të paguar në botë. Ja oferta…

Përveç rezultateve, te Mi lani vijojnë të përbëjnë çështje rinovimesh e sidomos ai i Xhanluixhi Donarumës. Në rastin e portierit ka disa risi që kanë të bëjnë me afatet e gjetjes së marrëveshjes (do ta presin deri në maj) për kontratën e re duke qenë se e vjetra skadon në qershor.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, klubi kuqezi i ofron portierit 8 milionë euro në sezon për tri vitet, një shifër e cila duket e përshtatshme dhe vështirë që të pësojë ndryshime, pavarësisht se menaxheri kërkon të paktën 10 milionë euro dhe përfshirjen e një klauzole largimit.

PISTAT – Diferenca prej dy milionësh ka bërë që në garën për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit të përfshihen edhe klube të tjera, por oferta konkrete ende nuk ka. Të paktën kjo është ajo që bëjnë të ditur mediat italiane, ndërkohë që nga Franca ka zëra se PSG-ja është gati t’i ofrojë Donarumës 12 milionë euro në sezon, çka do ta bënte portierin më të paguar në glob. Shifra nuk është e rastësishme, duke qenë se klubi francez do të ishte gati ta nderonte në mënyrë që ta sillte në Paris duke e rrëmbyer atë nga Milani.

Drejtori Leonardo ka qenë gjithmonë një admirues i Donarumës (flitej për një ofertë në kohën e rinovimit të kontratës së mëparshme midis Xhixhos dhe Milanit, në 2017) dhe do të ishte gati për goditjen e madhe në treg në një transferim falas. Keilor Navas është sigurisht një titullar i PSG-së, por ai është 34 vjeç dhe klubi po mendon nëse do të vazhdojë apo jo me të.

Edhe Juvja mbetet në prapavijë, por bardhezintjë, vetëm një vit më parë, kanë “blinduar” Sheznin me një kontratë prej 6.5 milionë neto në sezon deri në vitin 2024, ndaj duket e komplikuar që ata të mund të marrin një portier, veçanërisht në shifra të tilla.

Related posts

ÇMENDURIA/ REALI i futet RICIKLIMIT, FANELLA e tretë PRODHOHET nga MBETJET

Isa.Autor

I “MOHOI” FITOREN REAL MADRID/ Njihuni me lojtarin që Barcelona e largoi pas një postimi në Twitter

F.autor

Bie nga 10 metra lartësi, vdes futbollisti i njohur irlandez

Sadik.Autor

Leave a Comment