Futboll Sport

KËRKOHET NGA GJYSMA E EUROPËS/ Një ekip surprizë futet në garë për të transferuar Agueron, ja klubi që e kërkon…

Serxhio Aguero njoftoi largimin nga skuadra e Mançester Sitit këtë verë, teksa tani po kërkon një destinacion i cili do të ishte i përshtatshëm për vetë sulmuesin argjentinas.

Janë të shumta ekipet që janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Agueros përfshirë këtu francezët e PSG-së, Juventusi, Barcelona dhe së fundmi u përfol se dhe dy klubet angleze të Londrës, Çelsi dhe Totenhem kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Si duket një ekip surprizë ka hyrë në garë për Agueron  dhe ata janë klubi anglez i Lidsit. Trajneri Marselo Bielsa kërkon të transferojë argjentinasin pasi i duhet një forcë më shumë në sulm së bashku me Patrik Bamford i cili po bën shumë mirë këtë sezon në Premier Ligë.

Transferimi tek Lidsi nuk do të përbënte një problem për sulmuesin 32 vjeçar, pasi vetë sulmuesi është shprehur se nuk do të jetë  kriter primar pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për ekipin e tij të ardhshëm. Me një transferim të tillë, futbollisti nuk do të ndërronte as shtëpinë, por mbetet për tu parë deri në fund se ku do të luajë sezonin tjetër “El kun”.

Related posts

Zëvendësimi i Pogba ndaj Newcastles, Mourinho tregon arsyen e vendimit

Q.Autor

PARA NDESHJES ME SHQIPËRINË/ Milani i uron FAT mesfushorit turk. Ja çfarë shkruan (FOTO)

Delo.autor

Legjenda franceze: Të paguash 100 milionë euro për atë lojtar është si ta marrësh dhuratë

Sadik.Autor

Leave a Comment