Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Problemet në mesfushë, Juventus mendon për titullarin e Kampionëve të Anglisë…

Juventus ka hasur shumë probleme këtë sezon dhe reparti më i dobët ka qenë padyshim mesfusha. Afrimet e Rabiot apo Ramsey mund të thuhet me plot gojën që ka dështuar, pasi që të dy lojtarët paguhen një mal me para dhe kanë patur shumë pak impakt në ekip.

Nga ana tjetër, edhe Arthur është kritikuar shumë, me brazilianin që u mor me bujë nga Bacelona. Zgjidhja po mendohet të gjendet këtë verë në merkato dhe në krye të listës së dëshirave është Georgino Wijnaldum.

Mesfushori i Liverpool do të jetë lojtar i lirë këtë verë dhe është një nga më të kërkuarit në merkato. Barcelona është në avantazh, pasi ka trajnerin Koeman që ka punuar me Wijnaldum te Kombëtarja e Holandës, por nuk përjashtohet nga gara edhe Juventus, që mund ta bindë 30-vjeçarin të pranojë një kalim në Itali.

Related posts

Ardit Hila ka firmosur zyrtarisht me Partizanin

Sadik.Autor

Guardiola: “Kam stafin më të mirë në botë, këtë titull nuk do ta harroj deri sa të vdes!”

Sadik.Autor

INTER NË FESTË/ Alexis Sanchez shpërthen me dopietë brenda 2 minutave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment