Futboll Sport

MOVIOLA/ Mungon penallti për Italinë, ja pse Makelie nuk e akordoi

Italia e kërkonte me aq ngulm dje golin, sa në pjesën e parë tentonte të godiste portën nga çdo moment, ndonëse në tri raste protestoi edhe për një penallti të mundshme. Gjithsesi, arbitri holandez Dani Makelie dhe stafi i tij vepruan shumë drejt në minutën e 17-të, kur Çelik e prek me dorë topin, por e kishte totalisht të mbledhur atë pranë trupit, për t’u mbrojtur nga goditje.

Rasti i dytë ishte pesë minuta më vonë, por më shumë sesa dora, Sojunçu pengon sferën me kofshë, ndaj protestat janë të kota. Gjithsesi, rasti që të gjithë prinin nuk mund të mungonte: në minutën e 44-t, Spinacola në hyrje të zonës kroson drejt qendrës së zonës, por Çelik me krahun shumë të hapur prek topin me dorë dhe ndalon rrezikun. Makelie, i cili dukej në pozicion, pavarësisht protestave, u duk i bindur për avantazhin e ofruar. Holandezi madje nuk i kërkoi as VAR-it që ta vlerësonte rastin, ndonëse nga salla me anë të një “Silent check” kolegët e tij duket sikur ia konfirmuan se episodi anonte më shumë nga penalltia.

Fundja, Çelik, edhe pse duket sikur e prek topin në mënyrë të pavullnetshme, nuk përpiqet asnjëherë që të tërheqë krahun, përkundrazi, krijon volum në zonë dhe për këtë arsye gjyqtari i VAR-it, Blum, edhe pse e këshilloi që ta kontrollonte, ia la në dorë Makeliesë që të shkonte në monitor, ndonëse kryesori u duk shumë i vendosur për të konfirmuar vendimin e tij të parë. Gjithsesi, bëhet fjalë për një gabim, ndonëse në këtë rast nuk mund të flasim për një skandal, duke qenë se pavullnetshmëria dhe fakti që dora nuk është mbi shpatull mund të “mbrojë” në limitet e rregullores “bilbili” nga vendet e ulëta. Pavarësisht kësaj, episodi i djeshëm ishte më shumë se 70 për qind penallti, nëse e bëjmë një çështje përqindjeje…

Related posts

Interi vuan në sulm, Gabigol shkëlqen te Santosi (Video)

Q.Autor

Zbulohet shifra, ja sa pagoi skuadra spanjolle për të marrë Sadikun

Q.Autor

Durant: Rikonfirmimi kampion i vështirë, nuk jemi të pathyeshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment