Futboll La Liga Sport

“TEK ATLETICO NUK PO LUAJ SI DO TË DOJA”/ Mesfushori Torreira: E kam mbyllur me Europën. Dua të shkoj teK…

Lucas Torreira del hapur.

Mesfushori i Atletico Madrid ka deklaruar se e konsideron të mbyllur eksperiencën në Europë dhe se ka dëshirë të veshë fanellën e Boca Juniors.

Lojtari ndodhet aktualisht në Uruguai për shkak të vdekjes së mamasë në moshën 53-vjeçare, e goditur nga Covid-19. Në një intervistë të dhënë për ESPN, uruguaiani ka deklaruar:

“Natën kur ka vdekur mamaja ime, në orën 4.15 të mëngjesit më kanë telefonuar dhe një nga personat e parë të cilit i kam dhënë lajmin ka qenë menaxheri im. Dhe sapo ia kam komunikuar, i kam thënë: ‘Pablo, nuk dua të luaj më në Europë, dua të kthehem te Boca’.  Babai im, i emocionuar, më ka thënë në lot se ishte momenti të luaja te Boca”.

Uruguaiani ka siguruar se nuk bëhet fjalë për një zgjedhje instinktive, por që ka ardhur nga reflektim i gjatë:

“Janë dy vite që nuk po kaloj një moment të mirë në nivel personal. Më ka lënduar vendimi i Arsenal-it për të më larguar, pas gjithë asaj që kam bërë për klubin. Tek Atletico nuk po luaj si do të doja dhe kjo më lëndon, sepse jam një lojtar që jeton me ndeshjen dhe gjendja ime shpirtërore ndikohet nga kjo”.

Related posts

DRAMË DHE MREKULLI/ Ndodh gjithçka në javën e fundit të Championship. WBA ngjitet në Premier (VERDIKTET)

Delo.autor

“KEMI NEVOJË PËR NJË…”/ Belen Rodriguez trazon ujërat: Mami tani është “single” (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Liverpool këshillohet ta mbajë në skuadër Shaqirin, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment