Futboll Seria A Sport

“KLUBI NUK PO TREGON FORCË NË KOHËN E FUNDIT”/ Moggi: Juventus është bërë si Inter-i i Moratti-t, nuk duhej të…

Situata në shtëpinë e Juventus-it nuk është aspak e mirë.

Bardhezinjtë janë pothuajse jashtë luftës për titull në Serie A dhe të mërkurën në mbrëmje do të përballen me Napoli-n, një ndeshje që mund të rezultojë përfundimtare për kualifikimin në Champioms.

Në lidhje me momentin e bardhezinjve ka folur edhe Luciano Moggi, ish-drejtues i klubit torinez. Gjatë një lidhje direkte në kanalin Twitch të Juventibus, ai ka thënë:

“Klubi nuk po tregon forcë në kohët e fundit. Le ta themi qartë: jemi bërë si Inter-i i Moratti-t. Drejtuesit duhej të kishin mbajtur Allegri-n dhe të mos ndryshonin, nuk duhej të kishin dëgjuar zërat e tifozëve”.

“Mendoj se Juventus do të vazhdojë me Pirlo-n dhe besoj se do ta arrijë zonën Champions. Nëse gjërat do të shkonin keq me Napoli-n, nuk do të bëja asgjë. Ekziston një projekt dhe duhet çuar përpara”.

“Pirlo është një bast, por nuk ka shumë faje. Juventus ka lojtarë të rëndësishëm, por nuk është një skuadër. Të rinjtë duhet të zëvendësojnë veteranët, por për këtë duhet kohë”.

Related posts

“DUKE VUAJTUR ARRIHEN MOMENTE TË BUKURA”/ Ylli Morata: Kemi treguar se jemi një skuadër e madhe

Delo.autor

BEFASON EVRA/ Francezi nuk lë REHAT as DERRIN, e LODH me ushtrime në …(VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA E NËNTË RADHAZI/ Inter mposht Bologna-n falë golit të Lukakut dhe marshon drejt titullit

Delo.autor

Leave a Comment