Futboll

Nuk ka fitues, Kamza dhe Vllaznia ndajnë pikët

U mbyll në barazim pa gola sfida e javës së 23-të të Kategorisë Superiore mes Kamzës dhe Vllaznisë. Edhe pse të dyja skuadrat, provuan të gjenin rrugën e rrjetës, nuk ia arritën.

kamza-vllaznia

Duhet theksuar se në minutën e 84-t, shkodranët shënuan me anë të Kalasë por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Me barazimin e sotëm, Kamza shkoi në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Vllaznia 25-të.

Kamza-Vllaznia ndeshja

KAMZA-VLLAZNIA 0-0

Përfundon takimi në Kamëz.

93’ Kërcënuese e djathta e Vucajt nga goditja e dënimit, por përfundon mbi portën e Gjonikajt.

84’ Shënon skuadra e Vllaznisë pas një goditjeje dënimi. Vucaj kroson dhe topi mbërrin te Kalaja, i cili e dërgon në rrjetë. Goli anulohet për pozicion jashtë loje.

80’ Për t’u harruar goditja e Tafilit nga jashtë zone. Pas avancimit të Pjeshkës nga e djathta, pasimi për mesfushorin ishte i mirë, por goditja shumë e gabuar.

63’ Zbret rrezikshëm Vllaznia nga e majta, por topi i hedhur në zonë nuk devijohet nga askush dhe kalon të gjithë pasqyrën e portës.

Mbyllet pjesa e parë, Kamza-Vllaznia 0-0. 

40’ Sërish Kamza e rrezikshme. Këtë herë është Kuqi që nuk mund të devijojë siç duhet një krosim të Zguros nga goditja e këndit. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

37’ Fukui hedh bukur një top në zonë, i cili largohet nga Orelesi. Por mesfushori i Vllaznisë e lë sërish në zonë dhe Plaku tenton menjëherë. Topi devijohet dhe humbet rrezikshmërinë.

20’ Plaku lëshon një të djathtë potente nga goditja e dënimit, e cila kalon mi murin mbrojtës. Goditja është e fortë, por qëndrore dhe ndalet nga portieri.

13’ Provon Vllaznia me anë të Gilman Likës. Kapiteni lëshon një të majtë, por nuk ka rrezik për portierin Gjonikaj. E ndal në dy kohë.

3’ Pranë golit skuadra e Kamzës me anë të Rezit. Fukui pason për Plakun brenda zonës, ky i fundit e hedh tokazi dhe Rezi në pozicion të prirët godet shtyllën e djathtë të portierit Sherri.

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Zgurro, Kuqi, Çukoviç, Ymeri, Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: E.Topi

Vllaznia: Sherri, Mersini, Gocaj, Berisha, Malota, Orelesi, Cinari, Krymi, Lika, Vucaj, Sukaj. Trajner: E.Gjoka

Gjyqtar: Enea Jorgji

Related posts

Këputi ligamentet e gjurit/ Shkëndija humbet për një kohë të gjatë Radeskin

Isa.Autor

TALLJA E VERËS NGA KOMPANITË E BASTEVE/ Më shumë mundësi ka të zbulohen UFO, sesa Arsenal të fitojë…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Bayern Munchen do në formë huazimi Gareth Bale, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment