Sport Të tjera

ZYRTARE/ Gara 500 milje e Indianapolisit hap dyert për fansat e automobilizmit

Edicioni nr.105 i garës së famshme të Indianapolis (botërori i Indycar) këtë vit do të zhvillohet me tifozë. Organizatorët e garës së famshme të automobilizimit kanë vendosur të hapin dyert, duke lejuar mbushjen e stadiumit në 40% të kapacitetit të tij. Pra, të pranishëm në këtë garë do të jenë rreth 135 mijë tifozë.

Gara do të zhvillohet më datën 30 maj në “Indianapolis Motor Speedway”. “Fansat janë gjithçka për ne dhe mezi presim që ata të jenë në stadium, për garën e 500 miljeve të këtij viti. Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme anti-Covid që ky event të zhvillohet brenda kushteve të kërkuara për shkak të pandemisë”, tha Douglas Boles, shefi i kësaj gare.

“Për ne, përveç sigurisë së pilotëve, do të ketë shumë rëndësi edhe shëndeti e siguria e atyre që do të vijnë për të parë këtë garë unike në llojin e saj. Ne ftojmë të gjithë fansat e kësaj gare që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të ofrojmë mundësi vaksinimi edhe në mjediset tona”, tha Boles.

Related posts

DËNIMI i Xhakës dhe Shaqirit/Ja çfarë kanë bërë tifozët për ta NDALUAR këtë vendim (FOTO)

Isa.Autor

PERISIC SHËNOI GOLIN E DYTË ME PENALLTI/ Wanda Nara “shpërthen”: Icardit nuk do ia heqin kurrë…

Delo.autor

VDES LEGJENDA MARADONA/ Avokati i Diegos shpreh dhimbjen: Gjenitë nuk vdesin kurrë

Delo.autor

Leave a Comment