Gossip

KRIZË NË MARRËDHËNIEN E DILETTA LEOTTA/ Aktori i famshëm “zhduket” pas thashethemeve për ndarje (FOTO)

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman është zhdukur nga rrjetet sociale. Ylli i kinematografisë turke ka mbyllur rrjetin e tij social Instagram nga dita e enjte.

Sipas mediave italiane, Can Yaman është ndarë nga gazetarja sportive Diletta Leotta ndaj ka marrë këtë vendim.

“Corriere della Sera” raportoi se pas shtyrjes së dasmës, që ishte planifikuar në 16 gusht, Diletta Leotta refuzoi të shkonte me Can Yaman në Turqi për disa ditë, duke zemëruar aktorin.

Ndërsa thuhet se çifti po përjetojnë një krizë të thellë. Sipas mediave italiane, Diletta Leotta ka hequr unazën e fejesës, me vlerë mbi 40 mijë euro.

“Ata u grindën pasi Yamani i kërkoi Diletta-s që të shkonte më të për disa ditë në Turqi por ajo e refuzoi. Arsyeja e vendimit të saj nuk dihet,”- tha gazetari Santo Pirrotta.

Përpara kësaj “stuhie” në marrëdhënien e tyre, të dy publikonin shpesh foto nën shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, si edhe ishin zhvendosur për të jetuar së bashku në një shtëpi në Romë me pamje nga Koloseu.

Related posts

“BURRI IM ËSHTË ME NJË PROSTITUTË”/ Bashkëshortja e legjendës argjentinase “shpërthen”: Një të droguar që e mban nën… (FOTO)

Delo.autor

BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Vilma Masha jep lajmin e ëmbël: Drita e saj më ndriçoi… (FOTO)

Delo.autor

U NDA NGA MESFUSHORI I PARTIZANIT/ Bukuroshja 24-vjeçare “tërbon” rrjetin me të pasmet bombstike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment