Futboll La Liga Sport

MESSI E DO NË SKUADËR/ Barcelona bën gati kontratën për yllin e Serie A…

Fjalët e Lionel Messit shkojnë në “vesh” të Barcelonës.

Ylli argjentinas e tha qartë në një intervistë të para ca ditëve se do t’i pëlqente që sezonin e ardhshëm të kishte shok skuadre jo vetëm te kombëtarja albiceleste Lautaro Martinezin por edhe te Barça pasi e shikon numrin 10 të Interit si pasuesin ideal të Luis Suarez i cili ka mbushur 33-vjeç dhe me siguri do të largohet nga blaugranat kur t’i përfundojë kontrata në vitin 2021.

Lautaro Martinez nuk është vetëm i preferuari i Messit por edhe drejtuesve blaugrana të cilët e kanë piketuar prej disa muajsh 22-vjeçarin e Interit dhe madje i kanë bërë gati një kontratë deri në vitin 2025 me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Mjafton që lojtari të ketë dëshirën për t’u transferuar në Camp Nou sepse për të bindur Interin të lejojë largimin e tij nuk është e nevojshme për Barçën, pasi lojtari ka një klauzolë që mund të largohet nga zikaltrit në 15 ditëshin e parë të qershorit për shifrën e 111 milionë eurove, shifër që Barcelona është e gatshme ta paguajë për të mos hyrë fare në bisedime me Interin.

 

Related posts

PËSON 8 GOLA/ Kombëtarja shqiptare e femrave humbje TURPËRUESE përballë Serbisë

Isa.Autor

Partizani hedh poshtë zërat: Dalipi ka besimin absolut të klubit!

Sadik.Autor

Harry Kane do të qëndrojë te Tottenham, për të paktën edhe një vit

Q.Autor

Leave a Comment