Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA GREQIA/ Klubi gjigant i Olympiakos kërkon të transferojë mesfushorin e Kombëtares…

Gazeta e përditshme greke, “Sport Time” është hapur sot me fotografinë e Myrto Uzunit, duke shkruar se Olimpiakosi pëlqen mesfushorin shqiptar.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse dhe dinjitoze në kampionatin hungarez dhe në Champions me fanellën e Ferencvarosh duke i realizuar gol dhe Juventusit të Kristiano Ronaldos, mesfushori beratas është pikasur nga drejtuesit e klubit helen si përforcim i mundshëm për merkaton e ardhshme.

Uzuni deri më tani me fanellën e  Ferencvarosh është aktivizuar në 34 takime në të gjitha kompeticionet, ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asist.

Related posts

“0-3 NË SHQIPËRI, FIORENTINA”/ Ish-futbollisti i Juventus nuk e fsheh gëzimin e humbjes së “bardhezinjve”

Delo.autor

VIDEO/ Interi fiton 0-4 kundër Leçes, Asllani dhe Ramadani futen nga stoli

F.autor

BARCELONA-LYON/ Ja momenti kur Messi shënon penalltinë me “panenka” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment